Home / Sport / Tifozët e Lacios-Ledezmës: Humbni dhe ejani të festojmë

Tifozët e Lacios-Ledezmës: Humbni dhe ejani të festojmë

Nëse të dielën në mbrëmje Lacio mund Interin dhe Roma fiton të shtunën përballë Parmës, verdhekuqtë do të ishin me një dorë te titulli kampion, dy javë para fundit të Serisë A.

Por ky është një skenar i papranueshëm për tifozët lacialë, të cilët kanë bërë një deklaratë në faqen e internetit të Kristian Ledezmës: “Humbeni ndeshjen me Interin dhe pastaj ejani të festojmë të gjithë te këndi i ultrasve me gishtat drejtuar poshtë”.

Ja si vijon më tej deklarata e ultrasve të Lacios: “Urojmë që ju të keni kujtesë të mirë për atë çka ndodhi në derbi. Ca gjëra vështirë të harrohen. Të dielën keni mundësinë më të mirë për të shpëtuar një sezon të tërë, mos na zhgënjeni”. Kjo është dëshira e mbështetësve të klubit kryeqytetas për sfidën e së dielës, e cila kushtëzon fatin e sezonit të “kushërinjve” aq shumë të urryer të Romës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *