Home / Lajme / Rajon / Tirana aplikon viza për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Tirana aplikon viza për shqiptarët e Luginës së Preshevës

12 prill-
Komuna e Preshevës pas situatës së krijuar ka kontaktuar Ministrinë e Jashtme në Tiranë, e cila ka konfirmuar se do të hiqet së shpejti kjo masë lidhur me kërkesën për vizë hyrëse për shqiptarët e Luginës së Preshevës në territorin shqiptar.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë reaguar për shkak të aplikimit të vizave nga ana e shtetit shqiptar.

Në vendkalimet shqiptare, kryesisht në Qafë Thanë, qytetarë nga Lugina e Preshevës nuk janë lejuar të hyjnë në territorin shqiptar, për shkak të mosposedimit të vizës hyrëse. Autoritetet kufitare shqiptare i kanë sugjeruar qytetarëve të Luginës së Preshevës që të pajisen me viza hyrëse në ambasadën e Shqipërisë në Beograd. Muhamer. A nga Presheva i cili sot nuk është lejuar për të hyrë në kalimin kufitar Qafë Thanë ka theksuar për agjencina INA se është detyruar që të kthehej në shtëpi, pasi që është refuzuar nga policia kufitare.

“Më ndaluan që të hyjë për shkak se nuk kisha vizë. Deri tani nuk kam pasur një problem të tillë, por ata më njoftuan se vizat do të vlejnë për të gjithë shtetasit e Serbisë”, ka theksuar Muhamer.A nga Presheva.

Edhe një grup studentësh nga Lugina e Preshevës këto ditë gjithashtu janë ballafaquar me një problem të tillë në pikën e kalimit kufitar Qafë Thanë.

Komuna e Preshevës pas situatës së krijuar ka kontaktuar Ministrinë e Jashtme në Tiranë, e cila ka konfirmuar se do të hiqet së shpejti kjo masë lidhur me kërkesën për vizë hyrëse për shqiptarët e Luginës së Preshevës në territorin shqiptar.

“Qeveria dhe Ministria e Jashtme shqiptare nesër do të mblidhet për të vendos largimin e kësaj mase administrative aplikim për vizë hyrëse në Shqipëri, vetëm për shqiptarët e luginës së Preshevës”, ka bërë të ditur komuna e Preshevës, kryetari i së cilës ka komunikuar me përfaqësuesit e lartë të Ministrisë së Jashtme në Tiranë.INA

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *