Home / Lajme / Rajon / Tirana heq vizat për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Tirana heq vizat për shqiptarët e Luginës së Preshevës

13 prill-
Sipas vendimit përfituesit kryesor janë shqiptarët e rajonit të Luginës së Preshevës

Ne lidhje me procedurat e mëparshme shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë reaguar për shkak të aplikimit të vizave nga ana e shtetit shqiptar.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë të martën miratoi vendimin për liberalizimin e regjimit të vizave të qëndrimit afatshkurtër për shtetasit e Serbisë.

Sipas vendimit përfituesit kryesor janë shqiptarët e rajonit të Luginës së Preshevës

Ne lidhje me procedurat e mëparshme shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë reaguar për shkak të aplikimit të vizave nga ana e shtetit shqiptar.

Në vendkalimet shqiptare, kryesisht në Qafë Thanë, qytetarë nga Lugina e Preshevës nuk janë lejuar të hyjnë në territorin shqiptar, për shkak të mosposedimit të vizës hyrëse. Autoritetet kufitare shqiptare i kanë sugjeruar qytetarëve të Luginës së Preshevës që të pajisen me viza hyrëse në ambasadën e Shqipërisë në Beograd.

Muhamer A., nga Presheva, i cili nuk është lejuar për të hyrë në kalimin kufitar Qafë Thanë, ka theksuar për agjencinë INA se është detyruar që të kthehej në shtëpi, pasi që është refuzuar nga policia kufitare.

“Më ndaluan që të hyjë për shkak se nuk kisha vizë. Deri tani nuk kam pasur një problem të tillë, por ata më njoftuan se vizat do të vlejnë për të gjithë shtetasit e Serbisë”, ka theksuar Muhamer A. nga Presheva.

Edhe një grup studentësh nga Lugina e Preshevës këto ditë gjithashtu janë ballafaquar me një problem të tillë në pikën e kalimit kufitar Qafë Thanë.

Komuna e Preshevës pas situatës së krijuar ka kontaktuar Ministrinë e Jashtme në Tiranë, e cila ka konfirmuar se do të hiqet së shpejti kjo masë lidhur me kërkesën për vizë hyrëse për shqiptarët e Luginës së Preshevës në territorin shqiptar.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *