Home / Lajme / Maqedoni / Todorov: Mbetet të tejkalohet problemi me gjuhën maqedonase për nxënësit fillestarë shqiptarë

Todorov: Mbetet të tejkalohet problemi me gjuhën maqedonase për nxënësit fillestarë shqiptarë

20 prill-
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov për mediumet deklaroi se problemi ka mbetur i pakalueshëm dhe shpreson se në të ardhmen ai do të tejkalohet me kyçjen e të gjitha palëve të prekura dhe me bisedimedhe analiza gjithpërfshirëse.

Nxënësit shqiptarë të klasave të para në dëftesat e tyre nuk do të kenë notë përshkruese për gjuhën maqedonase, përkundër moshatarëve të tyre nga bahskësitë e tjera etnike të cilët mbajtën mësim në lëndën e cila është e detyrueshme që prej gjysmëvjetorit të dytë të këtij viti shkollor.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov për mediumet deklaroi se problemi ka mbetur i pakalueshëm dhe shpreson se në të ardhmen ai do të tejkalohet me kyçjen e të gjitha palëve të prekura dhe me bisedimedhe analiza gjithpërfshirëse.

“Çështja është serioze me vetë faktin që u vendos gjuha maqedonase ngha klasa e parë si lëndë detyruese, por konstatuam se ajo është çështje në të cilën të gjithë së bashku duhet të punojmë më tepër. Qëllimi i masës jo dikujt diçka t’i merret apo dikujt diçka me dhunë t’i jepet, por të ndihmohet dhe së bashku të arrijmë një shoqëri më të integruar”, deklaroi Todorov duke u përgjigjur në pyetjet gazetareske para shënimit të 50 vjetorit të mësimit në gjuhën sllovene në Fakultetin fillologjik “Bllazhe Koneski”.

“Shpresoj se në periudhën e ardhshme përmes dialogut dhe bisedimeve të mëtutjeshme do të arrijmë ta tejkalojmë këtë problem, edhe pse është e saktë se mbetet që ajo të kalohet. Kjo masë ishte e menduar në kahje të integrimit të ndërsjelltë dhe në këtë punë nuk dëshiroj të shikoj si dikush të ketë lëshuar pe apo se dikush ka fituar. Unë edhe në të ardhemn do të përpiqem para marrjes së çfarëdo lloj masave të hyj në bisedime më gjithpërfshirëse dhe më të hollësishme, me qëllim që të mos shkaktohen ngjarje të këtilla”, shtoi Todorov.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *