Home / Lajme / Maqedoni / Topi: Realiteti duhet pranuar, sado i dhimbshëm të jetë

Topi: Realiteti duhet pranuar, sado i dhimbshëm të jetë

14 prill-
“Kjo bindje vërtetohet edhe nga fakti që njohja e Pavarësisë së Kosovës mbështetet nga vendet më të rëndësishme të politikë-bërjes botërore dhe nga vendet fqinje të saj, si Republika e Maqedonisë”, është shprehur Topi.

Procesi i çlirimit përfundimtar të popujve të ish-Jugosllavisë u mbyll me Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ne jemi të bindur se kjo ngjarje i kontribuoi stabilitetit dhe qetësisë afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe, natyrisht, edhe procesit të rëndësishëm të bashkëpunimit rajonal e integrimit të tij- ka thënë presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, gjatë një fjalimi në Kuvendin e Maqedonisë.

“Kjo bindje vërtetohet edhe nga fakti që njohja e Pavarësisë së Kosovës mbështetet nga vendet më të rëndësishme të politikë-bërjes botërore dhe nga vendet fqinje të saj, si Republika e Maqedonisë”, është shprehur Topi.

Presidenti i Shqipërisë ka thënë se vendimi i Maqedonisë për njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, “është një hap shumë i rëndësishëm, i matur dhe në kohën e duhur e një mesazh për paqen e stabilitetin në rajon”.

Topi ka përmendur edhe nënshkrimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit mes Kosovës e Maqedonisë, duke thënë se në këtë mënyrë Maqedonia bëhet shteti i parë i ish-Jugosllavisë që përfundon demarkacionin e kufijve shtetërorë.

“Ne e përshëndesim këtë veprim politik të shtetit tonë fqinj. Kosova është e pavarur dhe ky realitet i pakthyeshëm, sado i dhimbshëm të jetë për ndokënd, duhet pranuar”, ka shtuar Topi. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *