Home / Lajme / Maqedoni / Topi:Shqiptarët faktor stabiliteti në Maqedoni

Topi:Shqiptarët faktor stabiliteti në Maqedoni

Tetovë, 15 prill-
Ai në fund ka dhënë një mesazh të fuqishëm për edukatorët të cilët sipas tij luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin e brezave të ri për të jetuar në paqë dhe harmoni. Kryetari I Shqipërisë Bamir Topi fare në fund inkurajoi që edhe Maqedonia sa më shpejt të jetë pjesë e NATO-së, ndërsa tha se ne si shtet shqiptar punojnë në drejtim për ti garantuar të drejtat e shqiptarëve që jetojnë këtu në Maqedoni të cilët kontribuojnë ndjeshëm në stabilitetin dhe integritetin e këtij vendi fqinj”, porositi presidenti shqiptar I cili më pas vizitoi Xhaminë e Larme dhe Teqen Arabati Baba Teqe.

Pritje madhështore Topit në Tetovë

Qytetarët e Tetovës I kishin rezervuar një pritje madhështore kryetarit të Shqipërisë Bamir Topi. Mijëra qytetarë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore, edhe përkundër motit me shi kanë pritur kryetarin e shtetit shqiptar Bamir Topi para komunës së Tetovës dhe përgjatë rrugëve kryesore të qytetit. Kreu I shtetit shqiptar para hyrjes së komunës është përshëndetur edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi dhe me njerëz të cilët janë afruar për të parë presidentin nga afër.

Më pas Topi është pritur edhe nga ana e kryetarit të komunës Sadi Bexheti dhe këshilltarët. Kryetari I komunës së Tetovës Sadi Bexheti është shprehur se kjo është një ditë madhështore për qytetarët e komunës së Tetovës dhe kjo ditë do të mbahet mend në historinë e qytetit të Tetovës.

Ndërkaq, presidenti shqiptar gjatë një pres konference me media nuk ka fshehur emocionet për pritjen madhështore që I kishin organizuar qytetarët e Tetovës.

“Kisha nderin të dalloj respektin dhe dashurinë për përfaqësuesin e shtetit shqiptar dhe ky shtet është shumë I ndjeshëm për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni. Kjo është një tregues I asaj lidhje që ka ekzistuar, ekziston dhe do të ekzistojë gjithmonë por sot kemi rastin të themi se veprojmë në kushte të volitshme dhe të reja dhe se nuk jemi të izoluar njëri me tjetrin.

Nuk e kemi vështirë ta takojmë njëri tjetrin dhe falë puës së dy vendeve sot kemi një rregjim të lirë të komunikimeve dhe dëshirojmë shumë shpejt sikur Maqedonia edhe Shqipëria të ketë një mundësi të plotë që qytetarët e saj të lëvizin të lirë në gjithë Evropën”, u shpreh në fillim presidenti Topi.

Ai theksoi se gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni, është me takuar me të gjithë liderët e partive politike duke ritheksuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

“Jam referuar qartë dhe korekt për nevojën me korrektësi të zbatimit të Marrëveshjes së Ohërit të viti 2001 e cila është një marrëveshje bazale e ndërtuar mbi bazat e vullnetit të gjitha forvace politike dhe popullit të maqedonisë pavarësisht nga përkatësia etnike me dëshirën secili për të ndërtuar qetësinë dhe paqen e vendit.

Çdo njeri ku jeton ka nevojë të jetojë I barabartë dhe të jetë I përfaqësuar në institucionet por edhe të jetë I respektuar”, deklaroi kreu I shtetit shqiptar gjatë vizitës së tij në Tetovës.

Ai më tej u ndal edhe në respektimin e politikave të decentralizimit duke shprehur nevojën që komunat të kenë më shumë liri veprimi.

“Dëshiroj që komunat të kenë më shumë liri të veprimit, administrimit të kompetenecave që ato i kanë në ushtrim të detyrimeve adiministrative për qytetarët, te ketë më shumë deçentralizim fiskal, të kenë më shumë të drejta mbi bazat e tatimeve që ato mbledhin për të rritur mundësinë e investimeve edhe për të polotësuar nevojat që kanë qytetarët”, nënvizoi Topi.

Ai në fund ka dhënë një mesazh të fuqishëm për edukatorët të cilët sipas tij luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin e brezave të ri për të jetuar në paqë dhe harmoni.

Kryetari I Shqipërisë Bamir Topi fare në fund inkurajoi që edhe Maqedonia sa më shpejt të jetë pjesë e NATO-së, ndërsa tha se ne si shtet shqiptarë punojmë në drejtim për t`i garantuar të drejtat e shqiptarëve që jetojnë këtu në Maqedoni të cilët kontribuojnë ndjeshëm në stabilitetin dhe integritetin e këtij vendi fqinj.

Luftërat janë kapitull I përmbyllur dhe tani bashkërisht duhet të ndërtoni të ardhmen për paqen në vend dhe në rajon”, porositi presidenti shqiptar I cili më pas vizitoi Xhaminë e Larme dhe Teqen Arabati Baba Teqe. Vizita e Bamir Topi në Maqedoni është vizita e parë e një presidenti të Shqipërisë që i bëhet qytetit të Tetovës.

Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *