Home / Lajme / Maqedoni / Tre e katërta e qytetarëve të Maqedonisë sivjet do të shkojnë në pushim

Tre e katërta e qytetarëve të Maqedonisë sivjet do të shkojnë në pushim

13 prill-
Rezultatet tregojnë se vitin e kaluar gjysma e qytetarëve kanë qenë pushim. Pjesa më e madhe e tyre në Maqedoni – 59 për qind, ndërsa më i vizituari ka qenë Ohri. Nga shtete e tjera, qytetarët e Maqedonisë më së shumti kanë shkuar në Greqi 16 për qind, si dhe në Mal të Zi, Shqipëri dhe Turqi.

Urim Hasipi
Shtatëdhjetë e tre për qind e qytetarëve të Maqedonisë planifikojnë sivjet të shkojnë në pushim, ndërsa destinacionet e preferuara për ta janë Ohri dhe qendrat turistike në Greqi, Spanjë, mal të Zi, Kroaci, por edhe Karaibet, Bahamet, Kuba, Maldivet.

Këtë e tregojnë rezultatet nga hulumtimi i GFK Shkup zbatuar në prill të këtij viti me 1.000 të anketuar në qytetet më të mëdha në Maqedoni.

Rreth një e treta e qytetarëve, gjegjësisht 35 për qind planifikojnë ta kalojnë pushimin në ndonjë vend turistik në Maqedoni, me ç’rast si destinacion veror më së shpeshti përmendet Ohri, ndërsa dimëror Mavrova dhe Kodra e Diellit. Pas Maqedonisë, për 21 për qind të qytetarëve të Maqedonisë destinacioni i preferuar për pushim vjetor është Greqia, ndërsa pas saj Turqia.

Përqindja më e madhe e atyre të cilët planifikojnë të shkojnë në pushim janë të rinjtë prej 18 deri 24 vjet dhe ata midis 25 dhe 34. Në pushim planifikojnë të shkojnë 86 për qind e qytetarëve të Shkupit, si dhe 66 për qind e banorëve të qendrave të tjera urbane në Maqedoni.

Rezultatet tregojnë se vitin e kaluar gjysma e qytetarëve kanë qenë pushim. Pjesa më e madhe e tyre në Maqedoni – 59 për qind, ndërsa më i vizituari ka qenë Ohri. Nga shtete e tjera, qytetarët e Maqedonisë më së shumti kanë shkuar në Greqi 16 për qind, si dhe në Mal të Zi, Shqipëri dhe Turqi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *