Home / Sport / Van Gal i kënaqur: Tani dua Interin

Van Gal i kënaqur: Tani dua Interin

Trajneri hollandez është shprehur i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij në triumfin e mbrëmjes së djeshme përballë Lionit, që u siguroi bavarezëve finalen e Ligës së Kampionëve.

“Bajerni i Mynihut ka aftësinë dhe potencialin për të fituar kundër çdo kundërshtari. Kemi zhvilluar një përgatitje dhe lojë gjeniale. Është arritje e madhe të jesh pjesë e finales së Ligës së Kampionëve”, deklaroi Van Gal në përfundim të gjysmëfinales së kthimit përballë francezëve në “Gerland”.

Më tej ‘magjistari’ hollandez i stolit bavarez shtoi: “Do të doja që në finale të kemi përballë Interin, megjithëse e di që do të jetë shumë e vështirë. Barcelona mund të bëjë çudi”. Luis van Gal e ka pasur asistent Hoze Mourinjon në kohën kur drejtonte Barcelonën.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *