Home / Sport / Van Gal: Nuk biem kollaj, godasim në fund

Van Gal: Nuk biem kollaj, godasim në fund

Trajneri i Bajernit të Munihut, Luis van Gal, deklaroi se mënyra më e mirë për të mbrojtur avantazhin 1-0 të ekipit të tij në gjysëmfinalen e dytë në Ligën e Kampioneve kundër Lionit, është sulmi.

Bajerni është me një këmbë në finalen e Madridit falë goditjes përfekte të Arjen Robenit në “Alianz Arena” të mërkurën e kaluar. Van Gal sugjeroi që formacioni i tij duhet të sulmojë në front të gjerë, duke deklaruar se për të ndeshja nis nga rezultati 0-0, për të motivuar akoma më shumë lojtarët e tij për të avancuar në finalen e parë të Ligës së Kampioneve qysh nga viti 2001.

Van Gal tha: “Duhet të harrojmë atë që ndodhi në ndeshjen parë, pasi kjo e dyta do të jetë krejt ndryshe. Por unë besoj se lojtarët e mi e dëshirojnë fort të jenë në finale. Dëshira jonë është e madhe”. Bajerni do të luajë kundër francezëve pa disa lojtarë kyç si Frenk Riberi e Anatoli Timoshuk, ndërkohë që Martin Demikelis dhe Diego Kontendo janë në dyshim.

Edhe pse ekipi i tij vuan nga dëmtimet dhe pezullimet, Van Gal e e di se mund të besojë në ekstra-cilësinë me të cilën karakterizohet një ekip gjerman. Ai shpjegoi: “Kur isha trajner i Hollandës, u thoja gjithmonë lojtarëve se nuk e keni mundur një ekip gjerman, edhe pse kanë kaluar 90 minuta dhe ju kryesoni. Ne kemi shumë lojtarë gjermanë në skuadër dhe janë shumë të huaj që luajnë prej një kohe të gjatë në Gjermani. Këta lojtarë kanë mësuar shumë nga futbolli gjerman dhe nga ky mentalitet i jashtëzakonshëm i futbollistëve”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *