Home / Sport / Vazhdon L.K.:Sot mësohen dy gjysmëfinalistët tjerë

Vazhdon L.K.:Sot mësohen dy gjysmëfinalistët tjerë

Sonte në program në kuadër të Ligës së Kampionëve janë edhe dy ndeshjet e fundit çerek finaliste, me çka do mësohen edhe emrat e dy skuadrave të fundit që do sigurojnë një vend në gjysmëfinale. Manchesteri në fushë të vet do të orvatet të kompensojë disfatën 2:1 nga ndeshja e parë me Bayernin e Munihut, ndërsa në duelin francez Bordo pret Lionin, të cilët fituan 3:1 para 7-të ditëve.

Trajneri i Mançester Juanitid, Aleks Ferguson nuk dëshiron aspak të rrezikojë sulmuesin e dëmtuar Uejni Runi kundër Bajerni të Munihut në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Runi dëmtoi ligamentin e kaviljes së tij të djathtë të martën e kaluar kur Junaitid humbi 2-1 me Bajernin në ndeshje e parë.
“Ekipi mjekësor bëri diçka fantastike, por unë nuk jam i përgatitur për të rrezikuar kur lojtari nuk është në 100 %”, tha Fergusoni. Ferguson, që megjithatë, nuk e përjashtoi mundësinë që Runi të luajë kundër Bajernit në “Old Trafford”.
Runi ka shënuar 34 gola këtë sezon teksa ekipi synon titullin e katërt rresht në Premier Ligë dhe finalen e tretë rresht në Ligën e Kampioneve. Pa Runin të shtunën, Junaitid humbi 2-1 dhe u rrëzua në vendin e dytë në Premier Ligë pas klubit londinez.
Bajerni vjen në “Old Traford” pasi mundi Shalken 2-1 dhe rifitoi vendin e parë në Bundesligën gjermane. Arjen Roben, i cili mungoi ndeshjen e parë, si dhe qendërmbrojtësi Daniel van Buyten, i cili u dëmtua të shtunën, shpresojnë të jenë gati për aksion në “Old Traford”. Me Bajernin, që prej nëntë vjetësh nuk arrin në gjysmëfinale, lojtarët e Mançesterit presin një përballje të vështirë.
Ndërkohë në derbin francez Bordo do të presë Lionin pas humbjes 3-1 në takimin e parë. Bordo e trajnerit Loran Blank do të mbështetet tek dy lojtarët kryesorë të saj, Johan Gurkuf dhe sulmuesi maroken Chamakh. Nga ana tjetër Lioni vjen me besimin që i jep fitorja 3-1 në këtë takim dhe mjafton të mos humbasë me dy gola diferencë për të arritur kualifikimin në gjysëmfinale.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *