Home / Lajme / Maqedoni / Vërshime në fshatin Strimnicë

Vërshime në fshatin Strimnicë

20 prill-
“Krejt fusha siç e shihni prej lartë që është tokë pjellore është mbytur krejt, uji vjen nga shiu pak por nga Mavrova është krejt. Këto shtëpi janë krejt në ujë kjo e para e tjerat. Krejt dimri kështu kalon” thotë një banorë I këtij fshati.Edhe një banor plak shprehet se rreth 50 viteve të fundit ujë në këtë sasi ska pas asnjëherë. Komuna e Zhelinës do të bëjë gjithcka që ka në kompetencë dhe brenda mundësive do të interevenojë, thekson Shaban Limani.

Urim Hasipi

Vardar vazhdon të vërshojë vendbanimet rreth shtratit të tij. Dhjetëra shtëpi të mbushura me ujë dhe disa hektarë tokë pjellore janë vërshuar si pasojë e të rreshurave të mbrëmshme, në vendbanimet të cilët ndodhen përgjatë lumit Vardar. Nata e mbrëmshme ka qenë shqetësuese për banorët e fshatit Strimnicë të komunës së Zhelinës. Banorët janë të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmë urgjente nga organet kompetente.

“Krejt fusha siç e shihni prej lartë që është tokë pjellore është mbytur krejt, uji vjen nga shiu pak por nga Mavrova është krejt. Këto shtëpi janë krejt në ujë kjo e para e tjerat. Krejt dimri kështu kalon” thotë një banorë I këtij fshati.Edhe një banor plak shprehet se rreth 50 viteve të fundit ujë në këtë sasi ska pas asnjëherë. Komuna e Zhelinës do të bëjë gjithcka që ka në kompetencë dhe brenda mundësive do të interevenojë, thekson Shaban Limani.

“Në këtë pjesë të poshtme këtu janë diku 20 shtëpi mirëpo brenga më e madhe veç shtëpive është toka bujqësore e cila rregullisht dëmtohet dhe këto qytetarë janë të dëmtuar. Zgjidhjen e shohin tekj rindërtimi rinovimi I shtratit të lumit Vardar dhe kujdesi I qytetarëve që të mos hudhin betonë mbeturina se kujdesi I qytetarëve do ndihmonte shumë” deklaroi Shaban Limani përfaqësues në komunën e Zhelinës.

Sikurse komuna e Zhelinës poashtu edhe banorët e fshatit Strimnicë, zgjidhjen e këtij problemi e shohin në thellimin e shtratit të lumit Vardar dhe jovetëm në pastrimin e tij.
Ditë më parë nga sasia e madhe e ujit në shtratin e Lumit Vardar, u vërshuan disa vendbanime në komunëne Jegunocit. Gjatë dy ditëve të kaluara situata në këtë rajon është paraqitur relativisht e qetë sa I përket vërshimeve të ujit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *