Home / Lajme / Maqedoni / Vërshime në rajonin e Jegunocit

Vërshime në rajonin e Jegunocit

16 prill-

Banorët treguan se lumi Vardar I stërmbushur me ujë ka filluar vërshimet në orën 8 të mëngjesit. Sipas tyre niveli I ujit është rritur për gjysëm metër. Banorët dyshojnë se arsyeja për përmbytjet nuk janë vetëm shirat e rrëmbyeshëm por edhe shkarkimi I ujrave të Hidrocentraleve në Mavrovë.

Pesë shtëpi dhe rreth 200 hektarë tokë janë përfshni nga përmbytjet në fshatin Raotincë të komunës së Jegunocës.

Ujërat e lumit Vardar shkatërruan përmbytje edhe në fushat e banorëve të fshatit Kopanicë dhe Tudencë.

Banorët treguan se lumi Vardar I stërmbushur me ujë ka filluar vërshimet në orën 8 të mëngjesit.

Sipas tyre niveli I ujit është rritur për gjysëm metër. Banorët dyshojnë se arsyeja për përmbytjet nuk janë vetëm shirat e rrëmbyeshëm por edhe shkarkimi I ujrave të Hidrocentraleve në Mavrovë.

Thirrje për ndërprerje të derdhjes së liqenit të Mavrovës kanë bërë edhe nga ana e Bashkësisë Lokale në fshatin Raotincë.

Komuna e Jegunocës njoftoi se ekipet e Qendrës Rajonale për menaxhim me kriza dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim janë në terren.

Vërshimet e fundit në rajonin e Jegunocit u shënuan gjatë vitit 2006.Sipas meteorologëve rreshjet do të vazhdojnë deri të martën. (U.H)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *