Home / Lajme / Maqedoni / Vizitë pune në komunën e Strumicës‏

Vizitë pune në komunën e Strumicës‏

30 prill-
Me këtë rast, kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti ka vlerësuar lartë menaxhimin e suksesshëm të komunës së Strumicës dhe në të njëjtën kohë ka theksuar se ky takim është një rast i mirë për të mësuar mbi kualitetet e kësaj komune. Kryetari i komunës së Strumicës, Zoran Zaev tha se po përpiqemi të lëshojmë një nxitje të fuqishme para të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, se besimi i ndërsjellë dhe bashkëjetesa ndëretnike ndërtohet dhe mbindërtohet çdo ditë.

Një delegacion i komunës së Tetovës i udhëhequr nga kryetari Sadi Bexheti ka qëndruar për një vizitë pune në komunën e Strumicës ku janë pritur nga kryetari Zoran Zaev.

Në kuadër të kësaj vizite është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi nëpërmjet të cilit janë përcaktuar fushat e bashkëpunimit mes komunës së Tetovës dhe komunës së Strumicës.

Theks i veçantë është vendosur mbi bashkëpunimin për zbatim të suksesshëm të partneritetit publik-privat si dhe mbi thithjen e mjeteve nga fondet europiane.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti ka vlerësuar lartë menaxhimin e suksesshëm të komunës së Strumicës dhe në të njëjtën kohë ka theksuar se ky takim është një rast i mirë për të mësuar mbi kualitetet e kësaj komune.

Kryetari i komunës së Strumicës, Zoran Zaev tha se po përpiqemi të lëshojmë një nxitje të fuqishme para të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, se besimi i ndërsjellë dhe bashkëjetesa ndëretnike ndërtohet dhe mbindërtohet çdo ditë.

Ky takim shihet si një mundësi për vendosjen e komunikimit të mirëfilltë dhe rritjen e bashkëpunimit të komunës së Tetovës me komunën e Strumicës, në çdo fushë që është nën kompetenca të qeverisjes lokale si dhe ndërtimin e strategjisë për zhvillimin e përgjithshëm të komunave.

Shkëmbimi i përvojave pozitive, informimi i ndërsjellë për projekte domethënëse si dhe prezantimi i ideve pozitive që kontribuojnë në zhvillimin e komunave janë mënyrat e bashkëpunimit që komuna e Tetovës dhe komuna e Strumicës në të ardhmen pritet t’i konkretizojnë në projekte të përbashkëta.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *