Home / Lajme / Maqedoni / Xhaferi:Do të tërheq nënshkrimin nga Marrëveshja e Ohrit

Xhaferi:Do të tërheq nënshkrimin nga Marrëveshja e Ohrit

12 prill-

Xhaferi thotë se Marrëveshja e Ohrit fitoi karakteristika karikaturale me të cilat e humbi misionin e saj. “Akti i tërheqjes së nënshkrimit është akt moral dhe do të jetë sinjal se punët nuk po lëvizin në drejtim pozitiv. Më mirë të bëhet paralajmërim me simbolikë diplomatike se sa të lëvizet në drejtim tjetër”, ka theksuar Xhaferi.

Ish kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Arbër Xhaferi në një intervistë për të përditshmen maqedonase “Dnevnik”, ka deklaruar se do ta tërheq nënshkrimin e tij nga Marrëveshja e Ohrit.

Xhaferi thotë se Marrëveshja e Ohrit fitoi karakteristika karikaturale me të cilat e humbi misionin e saj. “Akti i tërheqjes së nënshkrimit është akt moral dhe do të jetë sinjal se punët nuk po lëvizin në drejtim pozitiv. Më mirë të bëhet paralajmërim me simbolikë diplomatike se sa të lëvizet në drejtim tjetër”, ka theksuar Xhaferi.

Ai është shprehur se Maqedonia e ka humbur shansin të funksionoj në korniza unitare si shtet multientik dhe ka ofruar modelin e federalizimit të Maqedonisë ose konfederatë. Ai nuk heq dorë edhe nga ideja për ndarjen e Maqedonisë. Atë do ta bëjë si një akt moral dhe një sinjal se gjërat nuk janë duke shkuar në një drejtim pozitiv. Unë mendoj se është më mirë për të paralajmëruar me simbolikë të tillë diplomatike se sa për të shkuar në drejtime të tjera.

Fakt është se marrëveshja e Ohrit nuk zbatohet. Në asnjë rast nuk mund të gjykohen pjesëtarët e UÇK-së, si me hapjen e këtyre proceseve të drejtpërdrejta dhe të anulojnë Ligjin për amnisti, i cila ishte një nga shtyllat për stabilizimin e sistemit.
Unë dyshoj se ka marrëveshje midis Gruevskit dhe Ali Ahmetit për rastet e Hagës.

Nga katër raste, një ësshtë për ata që e udhëhoqi konfliktin. Por pse gjykimi filloi për lëndë tjetër flet për një marrëveshje, thotë Xhaferi. Ai më tej theksoi se distanca etnike, sidomos ndërmjet Maqedonasve dhe shqiptarëve thellohet.

Tash me vullnetin e qeverisë po mer dimenzione edhe religjioze. Paqen në shtet nuk e kontrollon as Gruevski e as Ahmeti por faktori ndërkombëtar I cili tek shqiptarët ka ndikim të madh.

Këtë përcaktim të shqiptarëve e keqpërdorin strukturat udhëheqëse të pushtetit. Retorika boshe e ahmetit promaqedonase nuk përkon me ndjenjat e shqiptarëve të cilët janë të vetëdijshëm për situatën e tyre objektive.

Një popull kur është I dëshpëruar është më I qetë por edhe më I rrezikshëm. Gruevski dhe Ahmeti provokojnë qytetarët në përmbajtje. Ajo nuk është vizion por nuk është as politikbërje por papërgjegjësi e cila buron nga proceset historike.

Bashkimi I partive politike shqiptare në një bllok mund të arrihet nëse këtë nuk e kundërshton faktori ndërkombëtar dhe nëse arrijnë të meren vesh rreth nëj plaftorme të përbashkët”, thotë Xhaferi, rreth unifikimit të faktorit politik shqiptar në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *