Home / Sport / Xhemaili: Jam i lumtur në Parma

Xhemaili: Jam i lumtur në Parma

“Gjatë verës pres të nënshkruaj për Parmën. Jam i lumtur këtu”- ka deklaruar mesfushori nga Bogovina e Tetovës, Blerim Xhemajli, i cili ka nënshtetësi zvicerane dhe mbron ngjyrat e asajkombëtare.

Futbollisti shqiptar me nënshtetësi zvicerane, Blerim Xhemaili, anëtar i kombëtares së Zvicrës, është shumë i lumtur me klubin e futbollit Parma. Ai parashikon gjatë verës të nënshkruajë kontratë të re me Parmën dhe me gjasë edhe të përhershme! Ky futbollist që ka munguar disa ndeshje në radhët e Parmës për shkak të lëndimit, pritet se shpejti të kthehet në fushën e lojës. Raportohet se është afër të nënshkruajë kontratë të përhershme me Parmën. “Gjatë verës pres të nënshkruaj për Parmën. Jam i lumtur këtu”, tha Xhemajli. Ky futbollist i shkathët që luan në repartin e mesfushës është huazuar nga Torino në radhët e Parmës.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *