Home / Lajme / Maqedoni / Zbardhet agjenda e Topit në Maqedoni

Zbardhet agjenda e Topit në Maqedoni

8 prill-
Sipas agjendës së paraparë, presidenti Topi do të mbërrijë më 13 prill në mbrëmje, me ç`rast agjenda e 14 prillit do të jetë e ngjeshur me takime zyrtare duke pasuar fillimisht takimi me homologun Gjorgje Ivanov.

Presidenti shqiptar Bamir Topi më 13 prill do të mbërrijë për vizitë tre ditore në Maqedoni. Sipas agjendës së paraparë, presidenti Topi do të mbërrijë më 13 prill në mbrëmje, me ç`rast agjenda e 14 prillit do të jetë e ngjeshur me takime zyrtare duke pasuar fillimisht takimi me homologun Gjorgje Ivanov, krerët e lartë qeveritar si dhe përfaqësuesit e partive politike.

Të nesërmen më 15 prill, presidenti i Shqipërisë do të qëndrojë për vizitë në Dibër, me ç`rast ai do të shpallet qytetar nderi i qytetit të Dibrës. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet lokale dibrane, të cilat kanë paralajmëruar se është përgatitur ceremoni e veçantë për shpalljen e presidentit të Shqipërisë për qytetar nderi të qytetit të Dibrës

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *