Home / Lajme / Maqedoni / Zvogëlohet numri i turistëve në muajin shkurt, vërehet rritje e bujtjeve

Zvogëlohet numri i turistëve në muajin shkurt, vërehet rritje e bujtjeve

13 prill-
Bujtja e turistëve vendorë në shkurt të këtij viti, në raport me shkurtin e vitit të kaluar është rritur për 19, 6 për qind, ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj është zvogëluar për 9,3 për qind. Në periudhën janar-shkurt të vitit 2010, në raport me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, numri i turistëve është zvogëluar për 17,8 për qind, ndërsa tek të huajt është vërejtur ulje për 10,9 për qind.

Urim Hasipi
Numri i turistëve në muajin shkurt në raport me muajin e njëjtë është zvogëluar për 6,3 për qind, ndërsa numri i bujtjeve është zmadhuar për 4,9 për qind.

Sipas të dhënave nga Enti shtetëror për statistikë, në muajin shkurt numri i turistëve ka arritur 26.048, ndërsa i bujtjeve 61.000.

Numri i turistëve të vendit në muajin shkurt, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2009 është ulur për 5,8 për qind, si dhe numri i turistëve të huaj i cili është zvogëluar për 6,8 për qind.

Bujtja e turistëve vendorë në shkurt të këtij viti, në raport me shkurtin e vitit të kaluar është rritur për 19, 6 për qind, ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj është zvogëluar për 9,3 për qind. Në periudhën janar-shkurt të vitit 2010, në raport me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, numri i turistëve është zvogëluar për 17,8 për qind, ndërsa tek të huajt është vërejtur ulje për 10,9 për qind.

Në periudhën janar-shkurt këtë vit, në raport me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, numri i bujtjeve është zvogëluar për 10,9 për qind, ndërsa tek të huajt për 12,6 për qind. Numri i turistëve të huaj në muajin shkurt të vitit të kaluar në krahasim me muajin paraprak, është rritur për 8,3 për qind, ndërsa numri i bujtjeve është zmadhuar për 10 për qind.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *