Home / Lajme / Maqedoni / Zymberi: Ademi luan teatër me fatin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Zymberi: Ademi luan teatër me fatin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

15 prill-
Demokracia e Re i bën thirrje BDI-së dhe 18 deputetëve të saj, nëse duan të ndihmojnë të gjithë të akuzuarit me rastet e Hages ashtu siç deklarohen, urgjentisht të ngritet procedurë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me të cilën do të sillet vendim i cili do të konsiderojë rastet e Hagës si raste të mbylllura me Ligjin për amnesti dhe të njejtat të ndalohen nga procesuimi i mëtutjeshëm gjyqësor.

Deputeti i DR-së, Abedin Zymberi përmes një konference për shtyp reagoi ndaj pohimeve të zëvendëskryeministrit , Abdylaqim Ademi lidhur me katër rastet e Hagës.

“Para dy ditëve zëvendëskryeministri i Qeverisë, Abdylaqim Ademi kërcënoi organet e gjyqësisë se hapja e rasteve të Hagës mund të ketë pasoja të rënda për vendin dhe se të njejtat duhet të vlerësohen si të mbyllura sipas Ligjit për amnesti”, deklaroi Zymberi.

Ai i përkujtoi edhe Abdylaqim Ademit, por edhe bashkëpartiakëve të tij deputetë të BDI-së se pikërisht deputetët e tyre pranuan fillimin e gjykimeve të katër rasteve të Hagës duke ia marrë imunitetitin dy deputetëve të tyre, Hisen Xhemailit dhe Hajrulla Misinit me datë 25 shtator 2008.

“Ja ku i kam stenogramet nga seanca parlamentare e datës 25 shtator 2008, ku deputetët e BDI-së me fjalimet e tyre mundësuan hapjen e rasteve të Hagës. Perkujtoj se ishin vetëm deputetët e DR-së ata që kundërshtuan fillimin e gjykimeve me paralajmërim se shumë ish-pjesëtarë tjerë të UÇK-së mund të pësojnë për arsye të politikave të pamatura të BDI-së dhe shumicës parlamentare”, pohoi deputeti i DR-së.

Tani kur dy deputetët e BDI-së kanë deklaruar se do të marrin pjesë në gjykime, duhet t’i dalin në mbrojtje si dëshmitarë të akuzuarit Shkodran Idrizi dhe të akuzuarve të tjerë ish-anëtarë të UÇK-së.

Zyberi porositi Ademin edhe deputetët e BDI-së të mos luajnë lojë të dyfishtë dhe të teatrojnë, pasiqë nuk është e ndërgjgjeshme dhe morale të manipulohet opinioni publik në këtë mënyrë siç bëri ditë më parë zëvendëskryeministri Ademi para mediumeve duke deklaruar se gjoja janë kundër procesuimit të rasteve të Hagës, ndërsa në institucionet e shtetit dhe pikërisht këtu në Kuvendin e Maqedonisë janë për gjykimin e rasteve të Hages.

Demokracia e Re i bën thirrje BDI-së dhe 18 deputetëve të saj, nëse duan të ndihmojnë të gjithë të akuzuarit me rastet e Hages ashtu siç deklarohen, urgjentisht të ngritet procedurë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me të cilën do të sillet vendim i cili do të konsiderojë rastet e Hagës si raste të mbylllura me Ligjin për amnesti dhe të njejtat të ndalohen nga procesuimi i mëtutjeshëm gjyqësor.

Demokracia e Re, tha Zymberi është e gatshme që menjëherë të ngrejmë një iniciativë të tillë bashkarisht të gjithë deputetët shqiptarë në Kuvend dhe t’iu bëjmë thirrje të gjithë deputetëve tjerë të përkrahin një iniciativë të tillë e cila është për të mirën dhe të ardhmen e vendit.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *