Home / Lajme / Maqedoni / 30 ditë paraburgim ndaj Demir Miftarit

30 ditë paraburgim ndaj Demir Miftarit

Tetovë, 14 maj-Forca të mëdha policore dhe nga njësiti special, kanë bllokuar rrugën para gjyqit të Tetovës sot pasdite. Burime jozyrtare kanë bërë të ditur se në gjykatë është sjellur Demir Miftari 59 vjeçar nga fshati Novo Sellë, shtëpia e të cilit të enjten mbrëma ishte bastisur nga ana e policisë.

Forca të mëdha policore dhe nga njësiti special, kanë bllokuar rrugën para gjyqit të Tetovës sot pasdite.

Burime jozyrtare kanë bërë të ditur se në gjykatë është sjellur Demir Miftari 59 vjeçar nga fshati Novo Sellë, shtëpia e të cilit të enjten mbrëma ishte bastisur nga ana e policisë.
Bëhet e ditur se gjykatësi hetues I ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve.Policë të maskuar dhe të armatosur kanë bllokuar rrugën e ilindenit, konkretisht para gjykatës së Tetovës ndërkohë që brenda në gjykatë është mbajtur një seancë gjyqësore. Nga ana e policisë së Tetovës kanë thënë se policia e Tetovës nuk është angazhuar në sigurimin e objektit të gjykatës gjatë ditës së sotme dhe së policët e armatosur dhe të maskuar kanë qenë nga Shkupi.

“Sigurisht se bëhet fjalë për ndonjë të akuzuar dhe është vlerësuar se nevojitet një sigurim më I madh I gjykatës”, ka qenë shkurt komenti zëdhënësit të policisë së Tetovës.

Numër i madh i qytetarëve të Tetovës kanë ndjekur nga afër situatën dhe bllokimin e rrugës para gjykatës themelore të Tetovës, duke shfaqur shenja të shqetësimeve, ndërkaq edhe komunikacioni në rrugën e Ilindenit në qendër të Tetovës është bllokuar për rreth dy orë. Televizioni Koha siguroi pamje ekskluzive gjate bllokimit te rruges.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *