Home / Lajme / Maqedoni / 5 maji-dita e dëshmorëve të 2001-it

5 maji-dita e dëshmorëve të 2001-it

5 maj-
“Ne sot kemi ardhur për të vendos kurura lule para dëshmorëve dhe çmojmë punën e tyre që kanë bërë sepse e kanë dhënë atë më të çmuarën pra jetën e tyre.
Edhe pse këta dëshmorëve nuk kanë rënë që të marrin një pesnion por ne atë e kemi në plan që t`a arrijmë, po punohet për zgjidhjen e kësaj çështje”, tha Haliti.

Tetovë, 5 maj-Shoqata e veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, përmes një karvani të organizuar, sot ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në pothuajse tërë rajonin e Tetovës dhe më gjërë. Delegacioni I kësaj shoqate I udhëhequr nga Rafiz Haliti, në orët e pasditës ka bërë homazhe në varrezat në fshatin Brodec, Shipkovicë, Gajre, Sellcë tek kështjella e UÇK-së, në fshatin Poroj në kompleksin memorial, Xhepçisht, Sllatinë, Shemshovë, jazhincë Reçicë.
“Ne sot kemi ardhur për të vendos kurura lule para dëshmorëve dhe çmojmë punën e tyre që kanë bërë sepse e kanë dhënë atë më të çmuarën pra jetën e tyre.
Edhe pse këta dëshmorëve nuk kanë rënë që të marrin një pesnion por ne atë e kemi në plan që t`a arrijmë, po punohet për zgjidhjen e kësaj çështje”, tha Haliti.

Në orët e pasditës është bërë homazhe edhe në varrezat e dëshmorëve në kompleksin memorial në lagjen Teqe në Tetovë.Tradicionalisht më 5 maj shnëohet dita e dëshmorëve nga ana e SHVL-UÇK-së, e quajtur si Dita e Dëshmorëve të Atdheut ndërsa organizohen vizita edhe në vednet e rënies së dëshmorëve të luftës së vitit 2001.

Në këtë karvan kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë të ish UÇK-së, eprorë e ushtarak, anëtarë të ish shtabit të përgjithshëm etj. Në orët e vona të mbrëmjes në Shkup është mbajtur edhe një akademi kushtuar 5 majit ditës së dëshmorëve të vitit 2001.

Ndërkaq, Shoqata për mbrotjen dhe afirmimin e indentiteti kombëtarë Ilirikum Libertas edhe këtë vit me rastin e ditës së dëshmorve shqiptarë në të gjitë trojet ku jetojnë shqiptaë ka bërë një shënim simbolik të kësaj dite , duke qëndruar në trotuarin e sheshit Iliria dhe ka shpërndarë fletushka me 85 dëshmorët e rënë në luftën e vitit 2001.

Kryetari i kësaj shoqate Valon Kurtishi tha se qëllimi I kësaj ditë është që në mënyrë sa më të thjeshtë të jemi më afër qytetarëve dhe të jemi sot këtu në trotuar për të kujtuar dëshmorët tanë, ndërsa qëllimi është që të ngrenë vetëdijen qytarare ndaj atyre që ranë në luftë, tha Kurtishi.

Ata të cilët kanë kaluar në sheshin iliria kanë pasur mundësi të shohin fotografitë e 85 dëshmorëve të rënë në luftën e vitit 2001 dhe 7 dëshmorët nga Maqedonia të rënë në luftën e Kosovës. (U.H)

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *