Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti dhe Gruevski nuk takohen!

Ahmeti dhe Gruevski nuk takohen!

16 maj-
Kryeminsiti Gruevski sot nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me kërkesat e BDI-së, duke theksuar se do të shqyrtohet mundësia e takimit me Ahmetin në rast se ka nevojë të ketë takim midis tyre. Gruevski gjithashtu hodhi poshtë zërat se gjoja Ahmeti i është ankuar për rënien e popullaritetit të partisë së tij për shkak të hapave që po ndërmerr në realizimin e projekteve që kundërshton nga shqiptarët.
“Një gjë të tillë nuk ma ka thanë”, shtoi kryeministri Gruevski.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe kryeministri Nikolla Gruevski nuk janë takuar gjatë kësaj fundjave, edhe përkundër takimit të paralajmëruar nga tabori i partisë shqiptare. Gruevski dhe Ahmeti janë parë bashkë vetëm në takimin tek presidenti Ivanov, ndërsa edhe përkundër zërave për një takim të mundshëm mes tyre, ai megjithatë nuk është realizuar.

Mbyllja e shpejtë e rasteve të Hagës, rasti i Sopotit si dhe zgjidhja e statusit të UÇK-së janë tre kërkesat kryesore që Ahmeti i publikoi për zgjidhje të shpejtë.

Kryeminsiti Gruevski sot nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me kërkesat e BDI-së, duke theksuar se do të shqyrtohet mundësia e takimit me Ahmetin në rast se ka nevojë të ketë takim midis tyre. Gruevski gjithashtu hodhi poshtë zërat se gjoja Ahmeti i është ankuar për rënien e popullaritetit të partisë së tij për shkak të hapave që po ndërmerr në realizimin e projekteve që kundërshton nga shqiptarët.
“Një gjë të tillë nuk ma ka thanë”, shtoi kryeministri Gruevski.

Nevoja për mbylljen urgjente të këtyre çështjeve ka qenë e shpalosur edhe në takimin e Ahmetit me ndihmës-sekretarin amerikan Filip Gordon të enjten në Shkup, ndërsa të njëjtin shqetësim Gordon i`a ka kumtuar edhe Gruevskit. Jozyrtarisht nga BDI theksojnë se këtë javë do të nisë një agjendë e komunikimit midis dy partive për të shtruar gjetjen e zgjidhjes për këto çështje të hapura

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *