Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti:BDI nuk do të braktisë Qeverinë

Ahmeti:BDI nuk do të braktisë Qeverinë

Tetovë, 22 maj-
Edhe përkundër bllokimit të proceseve integruese të Maqedonisë nga ana e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe hezitimit të pranojë kërkesat e shqiptarëve, Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë. BDI ka legjitimitet për të zgjidhur problemet në rrugë institucionale dhe nuk është e interesuar që të shkaktojë krizë. Këtë e ka deklaruar sot në Tetovë lideri i kësaj partie Ali Ahmeti, pas takimit me ambasadorin amerikan në Shkup Filip Riker.
Ndërkaq, ambasadori I SHBA-ve në Shkup, ka thënë se është çështje e brendshme e BDI-së se a do të jetë pjesë e qverisë ose jo. Sipas tij, SHBA-të janë të interesuara që vendi të ecë përpara dhe jetë pjesë e BE-së dhe NATO-së. Riker tha se qëndrimi I Uashingtonit zyrtar është bërë i qartë dhe me dije gjatë qëndrimit të para një jave të zyrtarit të lartë amerikan Gordon.

Urim Hasipi
Në përpiqemi që temat që shtrohen për zgjidhje të zgjidhjen se kjo shkon në favor të të gjith qytetarëve të Maqedonisë, dhe këto ndihmojnë në mbarëvajtjen e proceseve të mëtutjeshme. Dhe në këtë kontekst ne do jemi kontribues dhe me dialog të zgjidhim këto çështje, deklaroi kreu u BDI-së Ali Ahmeti, në pyetjen lidhur me kërkesat e BDI-së, gjatë takimit që realizoi sot me ambasadorin e SHBA-ve Filip Riker.

Dalja e BDI-së nga qeveria nuk do jetë sukses as për shqiptarët e as për Maqedonasit tha më tej Ahmeti duke shtuar se , BDI-ja nuk do të jetë pjesë e krijimit të krizave por pjesë e zgjidhjes së tyre. “Është në favor të të gjith qytetarëve të Maqedonisë që temat që kërkojnë zgjidhje ndihmojnë drejtëpërsëdrejti edhe në mbarëvajtjen e proceseve të rëndësishme që kërkojn ë zgjidhje sic është cështja e emrit dhe krijimi i një klime shumë të favorshme karshi komunetit ndërkombëtarë.

Ne pretendojmë të jemi anëtarë të NATOs dhe me probleme të mbrendshme të pazgjidhura sigurisht që ka një hezitim edhe nga NATo që nuk do të ketë në familjen e vetë vënde të cilat trashigojnë probleme të pazgjidhura.

Nuk kam ndonjë instrument për matjen e vullnetit por mendoj që është më se e nevojshme që të gjitha palët të mendojnë në mënyrë konstruktive dhe të pun ojmë në drejtim të zgjidhjes së cështjeve.
Nuk mendojmë që është zgjidhje braktisja e institucioneve porn ë rrug institucionale të arijmë ti mbyllim dhe ti zgjedhim problemet . unë shtroj pyetjue para jush poqëse BDI braktis institucionet ku do shkojë, do shpall grevë urie para institucioneve do dal në rrugë apo do shkoj te shpija” deklaroi Ahmeti.

Ambasadori I SHBA-ve, me këtë rast ka porositur qeverinë që të përshpejtojnë cështjen e gjetjes së zgjidhjes së emrit, që vendi sa më parë të lëviz drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropjan.

“Mendoj se ka vullnet në të dy anët, kjo pas ndikimit të zotit Fill Gordon, me cka Greqia ka relativisht premier të ri I cili deklaroi që është serioz që kjo cështje të lëviz përpara , dhe me siguri ne takuam edhe zotin Gruevski javën e kaluar dhe I përcollëm të njëjtat mesazhe.

Tani është mundësia që të gjendet vullnet dhe ne mendojmë se kjo është e mundur me cka do kishte ndihmuar në ndryshimin dinamikës nëse Maqedonia ka vullnet, dhe në të njëjtën kohë duhet të vazhdoni si shtet që të punoni bashkë në temat e dialogur interetnik politik dhe jot ë bllokoheni me politika që janë shumë më të vogla nga ajo me të cilën ballafaqoheni” tha Riker.
Lideri I BDI-së Ahmeti , nuk ka precizuar saktë se kur pritet të ket zgjidhje lidhur me tri kërkesat që kohë më parë parashtroi partia e tij

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *