Home / Lajme / Maqedoni / Aksion policor në fshatin Gërçec të Shkupit

Aksion policor në fshatin Gërçec të Shkupit

20 –
Siç bëhet e ditur në këtë aksion janë realizuar bastisje në shtëpi dhe lokacione, ndërsa janë arrestuar tre personat, për të cilët pohohet se kanë qenë ish-pjestarë të UÇK-së në konfliktin e vitit 2001.

Aksion i gjërë policor sot është realizuar në fshatin Gërçec të komunës së Sarajit të Shkupit, me ç`rast policia ka arrestuar tre veta.

Siç bëhet e ditur në këtë aksion janë realizuar bastisje në shtëpi dhe lokacione, ndërsa janë arrestuar tre personat, për të cilët pohohet se kanë qenë ish-pjestarë të UÇK-së në konfliktin e vitit 2001.

Ministria e Brendshme nuk ka kumtuar ende zyrtarisht aksionin e gjërë, ndërsa atë për agjencinë INA e konfirmuan banorët lokal. Sipas tyre, deri në mesditë të gjitha hyrje-daljet e fshatit ishin të bllokuara dhe nën masat e rrepta të njësiteve policore speciale. Aksioni siç bëhet e ditur ndërlidhet me rastin e Radushës, ku njëri nga personat e vrarë ishte Qemajl Fejzullahu nga fshati Gërçec.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *