Home / Sport / Albert Bunjaku në Botëror me Zvicrën

Albert Bunjaku në Botëror me Zvicrën

Përzgjedhësi i kombëtares së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka ftuar Albert Bunjakun, në vend të sulmuesit Marco Streller, i cili u lëndua derisa stërvitej me kombëren e Zvicrës.

Sulmuesi i Baselit, Streller, mori një lëndim gjatë stërvitjes me kombëtaren, ndërsa ai do të mungojë për disa javë. Streller mungoi edhe në Euro 2008 edhe në Euro 2004 për shkak të lëndimeve.

Hitzfeld ka reaguar menjëherë, duke e ftuar si zëvendësim të Streller, kosovarin me nënshtetësi zvicerane, Albert Bunjaku, që këtë vit ishte një ndër sulmuesit më të mirë në Bundesliga.

Sulmuesi i Nurnbergut, Bunjaku, ka mposhtur në garë për vendin në përfaqësuese talentin e ri, Nassim Ben Khalifa.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *