Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadorja gjermane takon Ahmetin dhe Thaçin

Ambasadorja gjermane takon Ahmetin dhe Thaçin

26 maj-
Marrëdhëniet ndëretnike, çështja e sigurisë, integrimet euro-atlantike, dhe zhvillimet tjera të natyrës politike në vend ishin temat që janë trajtuar gjatë takimeve të ambasadores gjermane me dy liderët shqiptarë.

Urim Hasipi

Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni Ulrike Maria Knuc të mërkurën në Tetovë ka takuar dy liderët e partive më të mëdha shqiptare atë të BDI-së Ali Ahmeti dhe të PDSH-së Menduh Thaçi. Marrëdhëniet ndëretnike, çështja e sigurisë, integrimet euro-atlantike, dhe zhvillimet tjera të natyrës politike në vend ishin temat që janë trajtuar gjatë takimeve të ambasadores gjermane me dy liderët shqiptarë.

Sipas njoftimit të lëshuar nga pres qendra e BDI-së, bëhet e ditur se kryetari i kësaj partie Ali Ahmeti ka njoftuar ambasadoren Knuc për zhvillimet politike në vend duke ritheksuar urgjencën e zgjidhjes së çështjeve që implikojnë në marrëdhëniet ndëretnike siç janë, implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë dhe çështje tjera që ndikojnë drejtpërsëdrejti në keqësimin e raporteve ndëretnike.

Më tej kryetari Ahmeti ritheksoi nevojën e zgjidhjes së problemeve në institucione sepse në jemi përfaqësues ligjordhe legjitim të popullit, në drejtim të kësaj nuk duhet të udhëhiqemi nga propagandat ditore dhe politikëbërja në rrugë por nga përgjegjësia që njerëzit na e kanë dhënë”, bëri të ditur shërbimi për informim i BDI-së.

Ndërkaq, ambasadorja gjermane Ulrike Knotz po të mërkurën është takuar edhe me liderin e Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi. Sipas shërbimit për informim të kësaj partie bëhet e ditur se temë e bisedimeve ka qenë situata aktuale politike.

“Thaçi gjatë takimit me ambasadoren e Gjermanisë Ulrike Knotz, ka shprehur shqetësimet e tija të thella për bllokimin e proceseve integruese në vend si dhe mos realizimi i të drejtave të shqiptarëve, si dhe shtylla e tretë e cila më së shumti i tangon shqiptarët pra çështja dhe diskriminimi ekonomik”, kanë bërë të ditur nga shërbimi për informim I PDSH-së.

Nga kjo parti kanë bërë të ditur se ditëve të kaluara kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, ka realizuar takime me një sërë diplomatësh të vendeve antare të BE-së, ku ai ka shprehur shqetësimet e tija për ngecjet në sferën e intergimit të vendit drejt BE-së dhe NATO-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *