Home / Sport / Anglia fiton me vështirësi përballë Japonisë

Anglia fiton me vështirësi përballë Japonisë

Përfaqësuesja angleze arriti një fitore të vështirë 2-1 përballë asaj japoneze, në miqësoren parapërgatitore të Botërorit “Afrikë e Jugut 2010”.

Japonezët ishin të parët që kaluan në avantazh në minutën e 7-të me anë të Markus Tulio Tanakas, i cili shfrytëzon mirë një harkim të Keisuke Hondës. Pas këtij goli, Anglia e drejtuar nga Fabio Kapelo e rriti presionin në gjysmëfushën japoneze, por pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e aziatikëve.

Në pjesën e dytë anglezët kthejnë gjithçka në favorin e vet, falë dy autogolave të lojtarëve japonezë. Në minutën e 72-të është sërish Tanaka që shënon, por këtë herë fatkeqësisht në portën e vet, duke i çuar shifrat në 1-1.

Për golin e dytë të Anglisë mendon sërish një lojtar japonez, i quajtur Nakasava, i cili devijon në portë një harkim të Xho Kol. Japonia goditi edhe një shtyllë në fundin e takimit, por pa arritur dot të barazojë.

Kjo ndeshje ishte një test i mirë për Anglinë e drejtuar nga Fabio Kapelo, një nga pretendentet kryesore për të fituar Botërorin “Afrika e Jugut 2010”. Në këtë ndeshje Anglia tregoi se ka nevojë për shumë përmirësime, pavarësisht paraqitjes së shkëlqyer të Xho Kol dhe Aron Lenon.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *