Home / Sport / Argjentina duhet t’i ndihmojë Messit

Argjentina duhet t’i ndihmojë Messit

“Messi është futbollist unik, lloji i të cilit nuk do të mund të shihet kurrë më. Sa për Argjentinën, ata duhet t’i ndihmojnë Messit nëse dëshirojnë që ai të luajë sikurse për Barcelonën”, tha Riquelme.

Si futbollisti Lionel Messi shkon me vitet të tëra dhe vështirë që mund të dalë një kalibër i jashtëzakonshëm si ai në sipërfaqe. Një super-futbollist që ka Argjentina, por që duhet t’ia çmojë më shumë vlerat e tija dhe ta ndihmojë më tepër. Ylli argjentinas, Juan Roman Riquelme, thotë se futbollistë të tipit të Lionel Messit, ndoshta nuk do të kemi mundësi ta shohim më kurrë. Ai ka thënë se duhet ta ndihmojnë më shumë këtë futbollist sepse është një ari me vlera të larta. “Ai është futbollist unik, lloji i të cilit nuk do të mund të shihet kurrë më. Sa për Argjentinën, ata duhet t’i ndihmojnë Messit nëse dëshirojnë që ai të luajë sikurse për Barcelonën”, tha Riquelme.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *