Home / Lajme / Botë / Arrestohet një burrë i dyshuar për sulmin e pasuksesshëm të Tajms Skuer

Arrestohet një burrë i dyshuar për sulmin e pasuksesshëm të Tajms Skuer

4 maj-
I arrestuari është banor i shtetit Kentaki, qytetar amerikan me prejardhje pakistaneze, pohon Nju-Jork tajms, duke cituar burime nga hetimi. Emri i personit nuk është publikuar.

Një burrë është arrestuar në lidhje me tentimin e pasuksesshëm për sulmin e Tajms Skuer në Nju-Jork, deklaroi një përfaqësues i FBI-së.

Sipas tij, i dyshuari është arrestuar në momentin kur ka dashur ta braktisë SHBA-në.

I arrestuari është banor i shtetit Kentaki, qytetar amerikan me prejardhje pakistaneze, pohon Nju-Jork tajms, duke cituar burime nga hetimi. Emri i personit nuk është publikuar.

Sulmi me bombë ështe penguar pasi që një shitës ambulant më 1 maj e alarmoi policinë për makinën e parkuar në Tajms Skuer, nga e cila dilte tym nga bagazhorja. Pjesëtarët e njësitit special të policisë njujorkeze, më vonë e çaktivizuan bombën.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *