Home / Sport / “Arsenalin e lë vetëm për Barçën”

“Arsenalin e lë vetëm për Barçën”

Kapiteni i Arsenalit, Çesk Fabregas, ka pranuar se nëse vendos të lërë “Topçinjtë”, ekipi i vetëm për të cilin mund të luajë është Barcelona.

Trajneri i londinezëve, Arsen Venger, e ka përsëritur vazhdimisht se mesfushori nuk do të largohet nga “Emirates”, por së fundi është vetë Fabregasi që shton thashethemet mbi të ardhmen e tij. “Nëse vendos të lë Arsenalin, do ta bëj vetëm për të veshur fanellën e Barcelonës. Por nuk e di kur do të ndodhë, tani jam i lumtur te Arsenali. Nuk e kam me nxitim”, pohoi 24-vjeçari për të përditshmen sportive spanjolle “Marca”.

Kapiteni londinez shtoi se vendimin përfundimtar mbi të ardhmen e tij do ta marrë përpara fillimit të Kupës së Botës. “Është e pamundur të luash në një kompeticion si Kupa e Botës, nëse nuk je plotësisht i përqendruar vetëm te loja. Nuk dua të jem i hutuar nga çështja e transferimit. Barcelona po lufton për titullin kampion dhe unë jam një lojtar i Arsenalit. Do të ishte mungesë respekti të diskutoja për një lëvizje në këtë moment”, theksoi 24-vjeçari.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *