Home / Sport / Arshavin: Dua të luaj për Barcelonën

Arshavin: Dua të luaj për Barcelonën

Sulmuesi i Arsenalit, Andrej Arshavin, deklaroi se ai është gati të largohet nga “Emirates” gjatë verës dhe të bashkohet me Barcelonën.

Futbollisti rus kishte thënë pak kohë më parë se për çdo lojtar do të ishte kulmi në karrierë të luante për gjigandët katalanas, duke provokuar edhe zemërimin e trajnerit të Arsenalit, Arsen Venger. Ky i fundit shprehu pakënaqësinë e tij në lidhje me një lëvizje të mundshme të Arshavinit drejt “Kamp Nou”-t.

“Dua të shkoj te Barcelona në merkaton e verës”, tha Arshavin në faqet e revistës “People”. “Gjithmonë kam ëndërruar të shkoj në Spanjë dhe të luaj për ekipin më të mirë në botë. Ata ishin të pasigurt rreth meje kur luaja në Rusi, por tashmë e di që ata janë gati të flasim me mua”, shtoi ish-kapiteni i Zenitit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *