Home / Sport / Bajerni kurorëzohet kampion

Bajerni kurorëzohet kampion

Bavarezët kanë marrë zyrtarisht titullin e 22-të në historinë e tyre, duke siguruar të parin trofe nga tre të mundshëm në këtë sezon.

Në fakt, fati i titullit të Bundesligës u vendos qysh javën e kaluar, ndërsa dje u zyrtarizua falë fitores 3-1 ndaj Hertës së Berlinit (e rënë një kategori më poshtë) në kryeqytet. Barazimi pa gola i Shalkes me Maincin bën që distanca me Bajernin të shkojë në -5 pikë.

Të shtunën e ardhshme padronët e rinj të futbollit gjerman kanë mundësi të sjellin në Mynih titullin e dytë në këtë sezon. Por për ta bërë këtë, duhet të mundin Verder Bremenin në finalen e Kupës. Kurse më 22 maj do të kenë përballë Interin në finalen e Ligës së Kampionëve në Madrid.

Java e fundit e Bundesligës vendosi edhe skuadrat që do të marrin pjesë në kupat e Europës dhe ato që do të luajnë në kategorinë e dytë. Verder Bremeni do të luajë në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, kurse Bajer Leverkuseni, Borusia Dortmundi dhe Shtutgarti do të marrin pjesë në Ligën e Europës.

Në derbin për mbijetesën Hanoveri mundi 3-0 Bokumin, duke e rrëzuar këtë të fundit nga elita e futbollit në Gjermani. Kurse Nurembergu do të përballet në ‘play-out’ me Augsburgun, që u rendit i treti në Bundesligën 2. Në sezonin e ardhshëm do të ngjiten në Bundesligë Kairserslauterni dhe St. Pauli.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *