Home / Sport / Bajramaj dhe Potsdami fituan Champions League

Bajramaj dhe Potsdami fituan Champions League

Në kryerjen e penalltive në të cilën fitoi Postdami me shifra 7:6 e pagabueshme ka qenë edhe futbollistja shqiptare, Fatmire Bajramaj, goli i të cilës ka qenë edhe triumfues.

Futbollistja shqiptare nga Republika e Kosovës, së bashku me FC Turbine Potsdam nga Gjermania, iu gëzuan trofeut më të rëndësishëm të këtij viti, titulli të Champions League. Bajramaj me bashkëlojtare e veta ka dëshmuar lojë shumë të mirë në finalen e madhe të zhvilluar në stadiumin e futbollit në Getafe të Spanjës në ballafaqim me Lyonin nga Franca. Një finale me plotë emocione dhe që përfundoi në kohën e rregull baras (0:0) në mes Turbine Postdamit dhe Lyoni. Edhe vazhdime dy herë nga 15 minuta nuk treguan fituesin, por u desh që penalltitë të përcaktojnë kampionen e re të Evropës. Gjatë kryerjes së penalltive futbollistet e Postdamit ishin të me të sakta se ato francezet dhe fituan me rezultat 7:6. Futbollistja shqiptare ka qenë shënuese e një golit nga penalltitë, goli i të cilës ka pasur vlera të mëdha dhe që i ka dhuruar edhe titullin e çmuar kësaj skuadre. Bajramaj e Mittag me futbolliste të tjera dëshmuan angazhim të pashoq në fushë. Një fitore historike e këtij klubit dhe në veçanti për shqiptaren Bajramajn, e cila është edhe reprezentuese e Gjermanisë. Ndeshje shumë e fortë ka qenë fillim e mbarim dhe me raste shënimi nga të dyja palët. Bajramaj për 120 minuta ka dëshmuar formë jashtëzakonisht të mirë dhe vazhdimisht ka qenë e rrezikshme për portën e skuadrës së Lyonit. Qysh në minutën e gjashtë gjermane ishin kërcënim serioz për rivalen, por Mittag nuk ishte sa duhet e shkathët sikurse edhe Bajramaj në minutën e dhjetë që u përpoq të sfidojë nga largësia portën rivale. Në minutën e 17-të Bajramaj u gjend në pozitë jashtë loje, ndërsa në minutën e 37-të kërcënojë portën e Lyonit. Edhe Lyoni në pjesë e parë ka pasur rastet e veta, por të pa konkretizuara. Edhe në pjesën e dytë te dyja skuadrat kërkuan me këmbëngulje të shënojnë golin e fitore, që iu dhuronte edhe titullin e Champions League përkatësisht të Evropës, por sulmueset e asnjërës skuadër nuk ishin të shkathëta që të shënojnë. Fatmire Bajramaj në pjesën e dytë me bashkëlojtare dëshmuan lojë të hapur e të shpejt, por mungonte finalizimi i rasteve. Postdami luajti më këtë përbërje: Felicitas, Peter, Henning, Wich (Nagasato), Bajramaj, Zieytz, Odebrecht, Schmidt, Kemme (Schroder), Kessler (Kerschoëski) e Mittag. Futbollistja shqiptare i gëzohet këtij trofeut shumë të çmueshëm. Bajramaj 120 minuta ka luftuar për çdo top si “hero” dhe ka qenë edhe njëra prej protagonisteve të kësaj fitore, Bajramaj qysh vitin e kaluar me kombëtaren e Gjermanisë ishte bërë kampione dhe është një futbolliste që e ndjekin trofetë. Më një fjalë, ku është Bajramaj, është edhe titulli i kampionit. Ky sukses i Postdamit është sukses i punës së të gjithëve në këtë klub të madh sportiv gjerman, që gëzuan adhuruesit e tyre me këtë trofe të çmuar. Bajramaj ka qenë e lumtur për këtë trofe që ka arritur dhe pret suksese të njëpasnjëshme në të ardhmen jo vetëm më këtë skuadër, por edhe me kombëtaren e fuqishme gjermane.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *