Home / Sport / Barça-Real, deri në frymën e fundit

Barça-Real, deri në frymën e fundit

Do të na duhet të presim edhe një javë për të mësuar emrin e skuadrës kampione në Spanjë. Barcelona dhe Reali i Madridit ecin paralelisht.

Në javën e parafundit të Primera Divizionit asnjëri prej ekipeve nuk gaboi, duke bërë që 90 minuta para vërshëllimës përfundimtare, distanca mes tyre të jetë vetëm një pikë. Katalanasit mposhtën me vështirësi Seviljen 2-3 në transfertë, duke kaluar edhe atë që cilësohej si pengesa e fundit drejt titullit kampion.

Ndeshja filloi mirë për skuadrën e Pep Guardiolës, që e pa veten përpara që në minutën e pestë me Leo Mesin. Në të 28-ën Bojan Krkiç dyfishoi rezultatin, duke i lënë radhën golit të Pedros në pjesën e dytë. E menjëhershme pa qenë kundërpërgjigja e vendasve, të cilët shkurtuan diferencën me Kanute. Në minutën e 71-të Luis Fabiano çoi rezultatin në 3-2, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.

Ndërkohë, në “Bernabeu” Reali i Madridit kaloi në avantazh në minutën e 22-të pas penalltisë së Kristiano Ronaldos, por Atletiko Bilbao barazoi katër minuta para fundit të pjesës së parë me kapitenin Jeste. Në pjesën e dytë “galaktikët” nuk u përmbajtën, duke shënuar edhe katër herë të tjera me Higuain (73’), Ramos (80’), Benzema (81’) dhe Marcelo (89’).

Por megjithë suksesin, skuadra e Pelegrinit duhet të shpresojë nga dështimi i Barcelonës. Në javën e fundit katalanasit do të presin në shtëpi Valadolidin, kurse Reali i Madridit do të luajë në transfertë me Malagën.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *