Home / Sport / Bayerni kampion i ri i Gjermanisë

Bayerni kampion i ri i Gjermanisë

Skuadra e futbollit Bayerni nga Munich është kampion i ri i Gjermanisë, një javë para se me përfunduar Kampionati i Gjermanisë në futboll.

Bayerni në shtëpi shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër Bochumit, në ndeshjen e javës së 33-të të elitës së futbollit gjerman. Rivali i Bayernit në luftë për titullin e kampionit, Schalke 04 në shtëpi të veten pësoi humbje me rezultat 2:0 nga Werder Bremen. Bayerni tashmë është në vendin e parë me 67 pikë dhe ka lënë pas vetes Schalken në vendin e dytë me vetëm 64 pikë të tubuara. Kryetrimi i fitores së lartë të Bayernit padyshim ka qenë futbollisti Muller, i cili realizoi het-trik, duke dëshmuar një super-formë në takim. Muller në minutën e 18-të kaloi në epërsi skuadrën e Bayernit dhe pas dy minutave sërish ka shënuar për epërsinë 2:0. Muller ka qenë i pandalshëm, i cili në minutën e 69-të shënoi për rezultatin 3:0. Golin e nderit e ka shënuar Fusch në minutën e 85-të për Bochumin, me të cilën luajti edhe shqiptari Mërgim Mavraj. Bochumi më këtë humbje bie në vendin e parafundit dhe është i rrezikuar për të rënë nga liga. Bochumi pret në ndeshjen e javës së fundit që të gjejë shpëtimin që në fakt do të ketë shumë vështirë. Werderi shënoi fitore me rezultat 2:0 me golat që shënuan futbollistët Ozil në minutën e 55-të dhe Almeida (67’). Dortmund si vendas luajti baras 1:1 me kampionin në fuqi, Ëolfsburgun. Golin për Dortmundin e ka shënuar futbollisti Stiepermann (81’) dhe për mysafirët Dzeko (69’). Hannoveri shënoi fitore të larte 6:1 kundër skuadrës së M’gladbachit. Tri pikë të mëdha te skuadrës së Hannoverit që i shtojnë gjasat reale për mbetje në ligë.

Rezultatet:
Stuttgart – Mainz 2:2 (0:0)
Bayern München – Bochum 3:1 (2:0)
Köln – Freiburg 2:2 (1:1)
Leverkusen – Hertha 1:1 (0:1)
Schalke – Bremen 0:2 (0:0)
Hannover – M’gladbach 6:1 (4:0)
Hamburg – Nürnberg 4:0 (3:0)
Dortmund – Wolfsburg 1:1 (0:0)
Frankfurt – Hoffenheim 1:2 (1:0)

Tabela
1. Bayern 33 19 10 4 69:30 67
2. Schalke 33 19 7 7 53:31 64
3. Werder 33 17 9 7 70:39 60
4. Leverkusen 33 15 13 5 64:37 58
5. Dortmund 33 16 9 8 53:39 57
6. Stuttgart 33 15 9 9 50:40 54
7. Hamburger 33 13 12 8 55:40 51
8. Wolfsburg 33 13 8 12 61:57 47
9. Frankfurt 33 12 10 11 46:51 46
10. Mainz 33 12 10 11 36:42 46
11. Hoffenheim 33 11 8 14 43:41 41
12. Köln 33 9 11 13 33:41 38
13. M’gladbach 33 10 8 15 42:59 38
14. Freiburg 33 8 8 17 32:58 32
15. Hannover 33 8 6 19 40:67 30
16. Nürnberg 33 7 7 19 31:58 28
17.Bochum 33 6 10 17 33:61 28
18. Hertha 33 5 9 19 33:53 24

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *