Home / Lajme / Maqedoni / BDI ende në bojkot, nervozizëm brenda koalicionit

BDI ende në bojkot, nervozizëm brenda koalicionit

13 maj-
Në një takim të realizuar midis shefave të grupeve parlamentare të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Derisa seanca e rregullt është zhvilluar me deputetët e VMRO-DPMNE-së, partive të koalicionit dhe disa deputetëve opozitar, deputetët e BDI-së kanë qëndruar në kabinetin e nënkryetarit të Parlamentit, Rafiz Haliti.

“Ne jemi në kuvend, kemi lëshuar seancën kur është vënë ligji për denacionalizim me procedurë të shpejtë. Ne si grup parlamentar të marrim pjesë vetëm në ato seanca ku mendojmë se ia vlen të jemi pjesëmarrës”, ka theksuar për agjencinë e lajmeve INA, deputeti dhe nënkryetari i Parlamentit, Rafiz Haliti.

Vendimi përfundimtar nga kjo parti pritet të miratohet nga kryesia e lartë partiake, dhe se vendimi përfundimtar pritet të merret pas një takimi të paralajmëruar midis kryeministrit Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmeti, gjatë këtyre ditëve.

Në një takim të realizuar midis shefave të grupeve parlamentare të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Koordinatorja Silvana Boneva i ka garantuar shefit të grupit parlamentar të BDI-së, Tahir Hani se ndryshimet e Ligjit për denacionalizim nuk do të prekin pronën e bashkësive fetare, ashtu siç u alarmua nga BFI-ja se me ndryshimet uzurpohet prona e komunitetit mysliman. Nervozizëm në radhët e partive të koalicionit, sidomos në radhët e BDI-së, e cila insiston që të miratohet sa më shpejt një zgjidhje për statusin e UÇK-së.

Kjo çështje është rindezur edhe dje në komisionin parlamentar për punë dhe politikë sociale, ku është shqyrtuar propozimi i deputetëve Daut Rexhepi – Leka dhe Abedin Zymberi i DR-së për Ligjin për përkujdesje institucionale për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së. BDI nuk ka qenë e pranishme në këtë komision, derisa përgjegjësi është kërkuar për këtë parti nga ana e deputetëve Zymberi dhe Rexhepi.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *