Home / Lajme / Maqedoni / BDI pret të vendosen edhe figura shqiptare në sheshin e Shkupit

BDI pret të vendosen edhe figura shqiptare në sheshin e Shkupit

3 maj-
“BDI-ja prej fillimit ka deklaruar që projekti i cili po proklamohet për qendrën e Shkupit, do të duhet të reflektoj karakterin multi-etnik, karakterin multi-fetar dhe të përfshijë të gjitha kulturat e të gjitha popujve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë. Kështu që ne ngelim me shpresë që kjo edhe do të realizohet dhe kjo do të jetë edhe një realitet i cili shumë shpejtë do të mund edhe të konstatohet”, deklaroi Abdylaqim Ademi, sekretar i përgjithshëm i BDI-së.

Së shpejti pritet të formalizohet procedura nga ana e Komunës Qendër për vendosjen e përmendoreve të personaliteteve shqiptare: Pjetër Bogdani, Josif Bageri dhe Nexhat Agolli. Kështu shprehen nga BDI duke shtuar se figura tjera të historisë shqiptare do të ketë edhe në ‘Urën e Artit’ dhe në Muzeun e VMRO-së. Kjo njëherit është rezultat i marrëveshjes Ahmeti-Gruevski pas reagimeve të shumta për projektin “ Shkupi 2014”.
“BDI-ja prej fillimit ka deklaruar që projekti i cili po proklamohet për qendrën e Shkupit, do të duhet të reflektoj karakterin multi-etnik, karakterin multi-fetar dhe të përfshijë të gjitha kulturat e të gjitha popujve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë. Kështu që ne ngelim me shpresë që kjo edhe do të realizohet dhe kjo do të jetë edhe një realitet i cili shumë shpejtë do të mund edhe të konstatohet”, deklaroi Abdylaqim Ademi, sekretar i përgjithshëm i BDI-së.
Por pavarësisht këtyre premtimeve të BDI-së, edhe sot kanë vazhduar reagimet e subjekteve politike ndaj vendosjes së përmendoreve të revolucionarëve maqedonas në sheshin e Shkupit. DR konsideron se situata e krijuar kohëve të fundit është rezultat i projektit “Shkupi 2014”.
“Për këto ne kemi dhënë shumë komente të mëhershme dhe kjo është vetëm një punë e kryer dhe jo rastësisht këto përmendore që vendosen kanë sjell edhe këtë situatë në të cilën jemi sot”, theksoi Abedin Zymberi, deputet i DR-së.
Përmendoret në fjalë kanë përplasur edhe subjektet politike maqedonase. Për LSDM opozitare vendosja e përmendoreve në mënyrë ilegale flet për patriotizëm të rrejshëm të Gruevskit. Kundërpërgjigjet VMRO-DPMNE-ja duke akuzuar LSDM-në se në 20 vitet e kaluara nuk ka ndërtuar asgjë.

“Se bëhet fjalë për patriotizëm të rrejshëm të Gruevskit në mënyrë më të mirë flet fakti që deri më sot as kryeministri, as kushdo tjetër në emër të qeverisë nuk dha përgjigje për dallimet e mëdha në çmimet e përmendoreve për shkrirjen e tyre në Itali. Ku përfunduan këto shuma të mëdha parash të qytetarëve? Patriotizmin e kujt duhej ta lyejnë? A ka të bëj patriotizmi i Gruevskit dhe VMRO-DPMNE me larjen e parave duke u fshehur pas historisë maqedonase?”, u shpreh Stevçe Jakimovski nga LSDM.

“LSDM-ja është kundër vendosjes së përmendoreve të Goce Dellçevit deh Dame Gruevit, për shkak se tanimë është e qartë se ka politikanë të cilët po ndërtojnë dhe krijojnë, dhe me këtë edhe lënë gjurmë. Por ka edhe politikanë, të cilët për 20 vjet nuk e kanë bërë atë. Dhembja e LSDM-së është për shkak mos aftësisë së tyre dhe mos-efikasitetit”, tha Aleksandar Biçikliski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.Alsat-m

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *