Home / Lajme / Rajon / BE, dy javë kohë për Berishën e Ramën

BE, dy javë kohë për Berishën e Ramën

21 maj
Në një deklaratë për mediat, Fyle ka deklaruar së ka ende shumë punë për të bërë dhe se klasës politike shqiptare do t’i jepet dy javë kohë për gjetjen e një kompromisi. Për pasojë, sot nuk priten më negociata në Strasburg. Kryeministri Sali Berisha kthehet sot në Tiranë, ndërsa kryetari i PS-së do të kthehet nesër.

“Darka e fundit” dhe më e gjata mes kryeministrit Sali Berisha dhe liderit të opozitës, Edi Rama, në Strasburg me praninë e zyrtarëve të lartë të Parlamentit Europian dhe Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle, ka zgjatur tej parashikimeve dhe pa asnjë rezultat. E nisur rreth orës 20:45 në restorant “Krokodili” në Strasburg, palët kanë negociuar deri në orën 02.00 të mëngjesit.

Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i opozitës, Edi Rama, kane qenë të parët që dolën mbrëmë pas mesnate, ndërkohë që zyrtarët e lartë të PE-së kanë qëndruar bashkë edhe për 15 minuta të tjera, për t’i dhënë klasës politike shqiptare plot dy javë kohë në gjetjen e një kompromisi. Pikërisht këtë ka deklaruar pas darkës, edhe Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle.

Në një deklaratë për mediat, Fyle ka deklaruar së ka ende shumë punë për të bërë dhe se klasës politike shqiptare do t’i jepet dy javë kohë për gjetjen e një kompromisi. Për pasojë, sot nuk priten më negociata në Strasburg. Kryeministri Sali Berisha kthehet sot në Tiranë, ndërsa kryetari i PS-së do të kthehet nesër.

Darka
Takimi midis përfaqësuesve kryesorë të forcave politike shqiptare, Kryeministrit Sali Berisha dhe kryesocialistit Edi Rama me ata të Parlamentit Europian për të zgjidhur krizën politike ka nisur mbrëmë rreth orës 20:45 në hotelin “Krokodili” të Strasburgut. Fillimisht, në orën 20:20 në këtë hotel ka mbërritur kreu i opozitës, Edi Rama, i cili ka qenë i shoqëruar nga deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi.

Në po këtë orë kanë mbërritur nënkryetari i grupit parlamentar socialist në Parlamentin Europian, Hannes Svoboda, kreu i grupit parlamentar të socialdemokratëve në PE, Martin Schulz, komisioneri për Zgjerimin Europian, Stefan Fyle, drejtori për Zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, Piere Mirel. Përfaqësuesit e opozitës shqiptare dhe ata të Parlamentit Europian kanë pritur për rreth 10 minuta Kryeministrin Sali Berisha, i shoqëruar nga drejtori i kabinetit qeveritar, Oerd Bylykbashi, si dhe grupi parlamentar demokrat në Parlamentin Europian, i kryesuar nga kreu i Partive Popullore Europiane, Xhozef Daul, si dhe kreu i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan.

Të gjitha palët janë ngjitur në kat të dytë të këtij hoteli, ku janë vendosur në një tryezë të përbashkët, në të cilën u është servirur një ushqim i zgjedhur. Por, përpos menysë së përzgjedhur, Rama dhe Berisha në prani të faktorit ndërkombëtar kanë negociuar gjatë gjithë natës për gjetjen e një kompromisi që ka qenë tepër i vështirë. Të gjithë përfaqësuesit politikë kanë qëndruar në katin e dytë të hotel “Krokodil” në një dhomë të izoluar, ku nuk është lejuar të futet askush përveç personelit.

Ndryshe nga mënyra e komunikimit politik që zhvillojnë në Shqipëri dhe qëndrimit të tyre politik, drejtuesit e forcave politike, Rama e Berisha, gjatë darkës së tyre informale në Strasburg kanë përdorur një gjuhë më të butë komunikimi, duke anashkaluar tonet e larta apo konfliktuale. Hoteli “Krokodil” është emër një historik për europarlamentarët, sepse përveç se ka qenë qendër e takimeve të eurparlamentarëve, në këtë hotel është miratuar më 1984 edhe projekt-traktati i Bashkimit Europian./Shekulli/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *