Home / Sport / Bekam në Botëror si ndihmës i Kapelos

Bekam në Botëror si ndihmës i Kapelos

Me dëmtimin e kaviljes në 14 mars mesfushori i tha lamtumirë Botërorit, por tashmë për të është hapur një rrugë tjetër drejt Afrikës së Jugut.

Dejvid Bekam do të jetë pjesëmarrës në Kupën e Botës si pjesë e stafit ndihmës të Fabio Kapelos. Në mënyrë të veçantë, trajneri italian do ta ketë si ndihmës gjatë seancave stërvitore së bashku me asistentin Stjuart Pirs dhe pjesëtarë të tjerë të stafit teknik. Pra, një mënyrë e mirë për të filluar karrierën e trajnerit.

Pasi është larguar përfundimisht nga Milani, “Spice Boy”, 35 vjeç duhet të mendojë për të ardhmen pasi të heqë dorë nga futbolli i luajtur. Për të kjo është e para përvojë në një post drejtues në një ekip profesionist, megjithëse drejton disa akademi fëmijësh në të gjithë botën.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *