Home / Lajme / Rajon / Berisha: Po hapjes së kutive të materialeve

Berisha: Po hapjes së kutive të materialeve

22 maj-
“Unë nuk di ndonjë pikë, ku nuk mund të lëshoj. Gjërat janë qartësisht të përcaktuara. Është e rëndësishme që, cilido që dëshiron, të përfitojë nga hapësirat e mëdha që krijojnë ligjet e vendit, Kushtetuta e vendit dhe vendimet e tjera. Unë kam besim se kjo do të ndodhë”, deklaron Berisha, duke shtuar se vlerëson çdo përpjekje të cilitdo që të përfitojë nga ato çka garantojnë ligjet.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaron se është gati për një marrëveshje për hapjen e kutive të dokumentacionit zgjedhor, ndërkohë që për hapjen e kutive të fletëve të votimit ai tha se duhet të veprohet ashtu siç përcakton ligji dhe Kushtetuta.

Kjo formulë është diskutuar edhe pas “darkës së Strasburgut”, por dialogu ngec tek ligjit të cilit i referohet maxhoranca, sipas të cilit fletët e votimit asgjësohen pas hapjes së kutive të materialeve, pikë kjo që kundërshtohet nga opozita.

“Ka një vendosmëri dhe vullnet të padiskutueshëm, që në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe vendimet e gjykatave të këtij vendi, të cilat mundësojnë t’u jepet përgjigje dinjitoze kërkesave të çdo force politike dhe çdo qytetari të Shqipërisë”, deklaron Berisha.

Ai shtoi se qeveria që drejton, në përputhje me të gjitha përcaktimet kushtetuese dhe ligjore të vendit, është e gatshme për çdo kompromis normal, pas asnjë lloj hezitimi.

Kryeministri Berisha shprehet edhe një herë i gatshëm për të lëshuar në çdo pikë, përveçse aty ku cenohet Kushtetuta, ligjet dhe vendimet e gjykatave.

“Unë nuk di ndonjë pikë, ku nuk mund të lëshoj. Gjërat janë qartësisht të përcaktuara. Është e rëndësishme që, cilido që dëshiron, të përfitojë nga hapësirat e mëdha që krijojnë ligjet e vendit, Kushtetuta e vendit dhe vendimet e tjera. Unë kam besim se kjo do të ndodhë”, deklaron Berisha, duke shtuar se vlerëson çdo përpjekje të cilitdo që të përfitojë nga ato çka garantojnë ligjet.

“Ligji garanton plotësisht dhe tërësisht shqyrtimin nga secili prej jush, nga secila forcë politike të materialit zgjedhor, të arkivuar sipas rregullave në arkiv. Dhe çdo të drejte tjetër të cilën ligji i njeh dikujt, unë kam provuar se i respektoj liritë dhe të drejtat e çdo njeriu, i respektoj ato me vendosmërinë më të madhe”, theksoi kryeministri shqiptar. /gazeta start/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *