Home / Sport / Besnik Hasi i thotë “jo” stolit të Cercle Bryzh

Besnik Hasi i thotë “jo” stolit të Cercle Bryzh

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi, ka refuzuar ofertën e klubit belg Cercle Bryzh për të marrë drejtimin e kësaj skuadre.

38-vjeçari ishte zgjedhja e parë e kryesisë së klubit për të zëvendësuar trajnerin Glen de Boeck, që dha dorëheqjen javën e kaluar. Menjëherë pas dorëheqjes së tij, drejtuesit e Cercles kanë kontaktuar Hasin. Pas refuzimit të kosovarit, klubi belg ka zgjedhur Bob Petersin. Aktualisht, Hasi është ndihmëstrajner i parë në klubin më të madh në Belgjikë, Anderleht.

“Unë isha kandidati i parë për trajner të Cercles. Natyrisht, interesimi i tyre më nderon, por kam edhe dy vite kontratë me Anderlehtin. Për këtë arsye kam refuzuar ofertën e tyre”, ka thënë Hasi për mediat belge. Ish-mesfushori e mbylli karrierën si futbollist pikërisht në skuadrën e Cercle Bryzh në edicionin 2007-2008.

Më pas iu bashkua stafit teknik të Anderlehtit, me të cilin fitoi titullin në sezonin që sapo u mbyll. Si futbollist ka luajtur edhe për Genkun e Lokerenin në Belgjikë. Karrierë ka bërë edhe në Gjermani, Kroaci e Kosovë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *