Home / Lajme / Maqedoni / Boshkovski: Haradinaj më ka siguruar se nuk ka luftë

Boshkovski: Haradinaj më ka siguruar se nuk ka luftë

9 maj-

Sipas tij, kjo që po ndodhë aktualisht me gjendjen e sigurisë është vetëm një skenar i Gruevskit. “Ka shumë faktorë që krijojnë skenarë, por kryesori është njëri, kryeministri. Maqedonisë i duhet çdokush, por jo edhe hajvanë. Dikush po mundohet të luaj tani me Maqedoninë për të fshehur krimin e tij duke ngjallur frikë sikur në vitin 2001. Ai vazhdimisht krijon krizë ndëretnike, ndërfetare etj.”, tha kryetari aktual i partisë të Bashkuar për Maqedoninë.

Ish-ministri i punëve të brendshme të Maqedonisë, Lube Boshkovski ka theksuar se në Maqedoni po krijohet krizë artificiale me qëllim që të defokusohet opinioni, ndërkaq ka marrë garanci nga miqtë e tij shqiptarë se populli shqiptar nuk dëshiron luftë.

“Kam biseduar me mikun tim Ramush Haradinaj dhe ai më ka siguruar se shqiptarët nuk janë të interesuar për luftë. Ka shkuar koha e luftërave. Në këtë drejtim ishte i qartë edhe kryeministri shqiptar Sali Berisha”, tha Boshkovski.

Sipas tij, kjo që po ndodhë aktualisht me gjendjen e sigurisë është vetëm një skenar i Gruevskit. “Ka shumë faktorë që krijojnë skenarë, por kryesori është njëri, kryeministri. Maqedonisë i duhet çdokush, por jo edhe hajvanë. Dikush po mundohet të luaj tani me Maqedoninë për të fshehur krimin e tij duke ngjallur frikë sikur në vitin 2001. Ai vazhdimisht krijon krizë ndëretnike, ndërfetare etj.”, tha kryetari aktual i partisë të Bashkuar për Maqedoninë.

Lube Boshkovski, pohoi se nuk do të përkrahë dhunën, pasi tani jemi në shekullin 21 kur rajoni duhet të integrohet në NATO dhe BE. “Vazhdimisht kemi presione prej qeverisë, prej partisë në pushtet, si unë por edhe aktivistët e mi”, tha Boshkovski.

Lube Boshkovski u akuzua si përgjegjës për masakrën e kryer në Lubeten të Shkupit ku u vranë 10 civilë, ndërsa gjykata e Hagës e kishte shpallur si të pafajshëm.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *