Home / Lajme / Maqedoni / Burrimet e Sharrit rrëmbejnë dy çmime në Lushnjë

Burrimet e Sharrit rrëmbejnë dy çmime në Lushnjë

31 maj-
Gjatë qëndrimit të tyre treditor, artistët e këtij ansambli mjaft të kërkuar nga organizatorët e festivaleve nëpër Shqipëri, performuan gjatë natës së dytë duke sjellë në skenë vallet më të mira të repertoarit të tyre duke respektuar në veçanti parametrat dhe kriteret artistike shkencore të sjella dhe të udhëhequra nga ana e organizatorit.

Tri ditë me rradhë Myzeqeja dhe qyteti i bukur i Lushnjës, ishin arena e grumbullimit dhe ngjitjes në skenë të mbi katërqind artistëve popullor të ardhur nga trevat e ndryshme mbarëshqiptare edhe diaspora për të sjellur vallet e tyre më të mira tipologjike dhe tradicionale që burojnë nga zemrat e tyre, por njëkohësisht edhe për të rrëmbyer trofetë e festivalit të cilat u ndanë nga Juria profesionale e përbërë nga specialist dhe krijues të vlerave kulturore kombëtare.

Në festival u përfaqësuan pesëmbëdhjetë grupe artistike nga Shqipëria , Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia bashkë me tre mysafirë nga Greqia, Shqipëria dhe Kosova, në mesin e tyre edhe ansambli “Burimet e Sharrit” nga Tetova.

Gjatë qëndrimit të tyre treditor, artistët e këtij ansambli mjaft të kërkuar nga organizatorët e festivaleve nëpër Shqipëri, performuan gjatë natës së dytë duke sjellë në skenë vallet më të mira të repertoarit të tyre duke respektuar në veçanti parametrat dhe kriteret artistike shkencore të sjella dhe të udhëhequra nga ana e organizatorit.

Kulmet e valles tradicionale të malësisë së Sharrit, Valles së pajtimit dhe valles me motive rituale të korrje-shirjeve që i prezentoi ky ansambël u përcollën me duartrokitje të gjata frenetike jo vetëm nga publiku artëdashës të cilët asaj nate e kishin mbushur plot sheshin e bukur të qytetit të Lushnjës, por edhe nga ana e Jurisë profesionale pesë anëtarëshe në krye me Skender Selimi të cilët ansambli “Burimet e Sharrit” pasi përfundoi festivali i ndanë dy çmime edhe atë Çmimin special “Për vlera të shkëlqyera në interpretimin e valles burimore tetovare” dhe “Çmimin e karrierës” , për Remzi Aliu, me motivacionin, “Kontribut të shquar në organizimin e grupit të valleve popullore”, i cili me rastin e organizimit të tryezës së rrumbullakët, që e organizoi festivali para specialistëve të lëmive të ndryshme kulturore ligjëroi mbi temën ”Prurjet e riteve popullore nëpër skenat e festivaleve”.(U.H)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *