Home / Sport / Cana: Duam të ndërtojmë një kombëtare të fortë

Cana: Duam të ndërtojmë një kombëtare të fortë

“Sa i përket miqësores tjetër që do të luajmë kundër Andorrës, do të aktivizojmë futbollistët e rinj. Në ndeshjen me Malin Zi u munduam të provojmë disa gjëra ndryshe. Alternativat nuk janë të shumta por provuam diçka dhe jam i kënaqur nga ajo çfarë pashë në fushën e lojës”, tha përzgjedhësi shqiptar, Josip Kuzhe.

Kombëtarja e Shqipërisë ndihet shumë më e fuqishme me fitoren (1:0) që ka arritur të martën mbrëma në Podgoricë kundër Malit të Zi. Që nga përzgjedhësi Josip Kuzhe e deri të futbollistët janë të gëzuar për këtë fitore dhe secili jep opinionin e tyre. Ndër më të gëzuarit ka qenë edhe Lorik Cana, i cili gjatë kësaj ndeshje ka qenë shumë luftarak në fushë. “Kemi një raport të shkëlqyer me përzgjedhësin. Është e vështirë të ngresh në nivele të larta një skuadër si Shqipëria. Duhet punë, mund dhe shumë kohë për ta bërë këtë si duhet. Gjithashtu loja e mirë ishte meritë e të gjithë ekipit. Në qoftë se do të duam te ndërtojmë një kombëtare të fortë, duhet ta bëjmë këtë duke e nisur nga mbrojtja. Kemi mësuar të organizojmë si duhet të gjitha repartet”, tha mes tjera Cana. Përzgjedhësi i Shqipërisë, Josip Kuzhe, ka qenë i lumtur me këtë fitore në miqësore ndaj malazezëve. Ai tha se me lojën që dëshmuan futbollistët në fushë është i kënaqur. “Jam i kënaqur me fazën mbrojtëse, por jo aq me sulmin. Humbëm që në minutat e parë, një futbollist si Skela, gjë që na bëri te kishim mangësi në ndërtimin e lojës ofensive. Rezultati ne ndeshje të tilla të jep më tepër besim dhe për këtë gjej rastin të komplimentoj të gjithë futbollistët. Përsa i përket miqësores tjetër që do të luajmë kundër Andorrës, do të aktivizojmë futbollistët e rinj. Në ndeshjen me Malin Zi u munduam të provojmë disa gjëra ndryshe. Alternativat nuk janë të shumta por provuam diçka dhe jam i kënaqur nga ajo çfarë pashë në fushën e lojës. Nuk dua të përmend emra futbollistësh, por dua të them që nga të gjithë ata që luajtën jam më së i kënaqur”, ka thënë Kuzhe. Sulmuesi Erion Bogdani, ka shprehur bindjen se loja e kombëtares shqiptare vazhdimisht po rritet. “Edhe pse ishte vetëm një miqësore kemi zhvilluar lojë mjaft të mirë. Pas ardhjes së Kuzhes grupi është forcuar. Është rritur konkurrenca e kjo është diçka mjaft pozitive. Kemi luajtur disa takime mjaft të mira përjashto takimin kundër Suedisë”, theksoi Bogdani. Hamdi Salihi, ka qenë autor i golit të bukur kundër Malit të Zi. Sipas tij, Shqipëria po e ndërton ekipin ashtu si duhet. “Normalisht për golin ka shumë dedikime. Ata që e meritojnë, janë tifozët kuqezi që na kanë mbështetur fuqishëm dhe gjatë gjithë ndeshjeve. Janë të mrekullueshëm. Na kanë mbështetur jo vetëm në Podgoricë që fituam por dhe në momente të vështira. Po ndërtojmë ekipin ashtu si duhet. Po mbrojmë të gjithë së bashku. Po harxhojmë shumë energji dhe pas kësaj po fillojmë të ndërtojmë sulme graduale. Jemi në një rrugë të mirë, kjo është pozitive. Treguam se dimë të mbrohemi si duhet dhe më pas shënuam një gol me vlerë. E them këtë pasi të fitojmë jashtë fushës sonë është mjaft e rrallë për Shqipërinë”, tha Salihi.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *