Home / Sport / Cana, i zhgënjyer me sezonin e Sandërlendit

Cana, i zhgënjyer me sezonin e Sandërlendit

Mesfushori kuqezi ndihet i zhgënjyer me faktin se ekipi i tij nuk u rendit në pjesën e sipërme të tabelës në përfundim të sezonit në Premier Ligë.

Sandërlend e mbylli këtë sezon me humbjen 2-1 në fushën e Ulverhemptonit, humbje që e rendit skuadrën e trajnerit Stiv Brus në vendin e 13-të në kampionatin anglez. 26-vjeçari Cana gjithmonë e kishte përmendur se ekipi do të ishte i kënaqur vetëm nëse e përfundon sezonin në 10 ekipet e para, synim ky i vënë nga klubi në fillim të sezonit.

“Në fillim të sezonit nuk do ta pranoja vendin e 13-të. Mendoj se jemi më të mirë sesa ai vend. Ishte një sezon zhgënjyes për ne, sepse sezon i madh do të thotë të përfundonim në pjesën e sipërme të tabelës, të cilën nuk e arritëm”, tha Cana për të përditshmen britanike, “Mirror”.

Përfaqësuesi shqiptar pret më shumë nga ekipi i tij vitin tjetër. “Kemi fituar mjaft përvojë dhe kemi mësuar si duhet të veprojmë sezonin e ardhshëm. Duhet të jemi më të mirë vitin që vjen”, vazhdoi ai. Problemet e Sandërlendit këtë sezon kryesisht kishin të bënin me ndeshjet jashtë fushe, ku shënoi vetëm dy fitore dhe 13 humbje.

Cana kërkon nga lojtarët e skuadrës që të ndryshojnë edhe në këtë aspekt. “Ne ishim fantastikë në shtëpi, por jashtë fushës sonë kishim një sezon të varfër, pasi morëm vetëm 10 pikë. Kjo nuk është e mjaftueshme. Na nevojitet cilësia dhe ngritja e mentalitetit, për të fituar jashtë shtëpisë”, nënvizoi ish-kapiteni i Marsejës.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *