Home / Sport / Çelsi, “tërmet 8-ballësh” për titullin

Çelsi, “tërmet 8-ballësh” për titullin

Jo vetëm që nuk gabuan, por Blutë e Londrës treguan në javën e fundit se e meritojnë plotësisht titullin kampion.

Ndoshta skuadra e Karlo Ançelotit e kishte rezervuar festën për në sfidën e fundit të kampionatit. E kur kjo festë vjen përballë tifozëve me plot tetë gola, kënaqësia e triumfit është edhe më e madhe. Uigani ishte shpresa e vetme e Mançester Junajtid për të fituar titullin e Premier Ligës (“Djajtë e kuq” bënë detyrën duke mposhtur 4-0 Stoke Sitin në shtëpi ). Por Çelsi i pamëshirshëm nuk i la asnjë rreze shprese.

8-0 është rezultati përfundimtar në “Stamford Bridge”, që i lejon londinezët të ngrenë për të katërtën herë në historinë e tyre trofenë e Premier Ligës. Drogba tre herë (golashënuesi më i mirë i kampionatit me 29 gola), Anelka dy herë, Lampard, Kalu dhe Eshli Kol firmosën fitoren spektakolare para ultrasve blu.

Ekipi i Ançelotit (që fiton titullin që në sezonin e parë me Blutë) e mbyll kampionatin me një pikë më shumë se Mançesteri, pas një maratone pambarim që nga fillimi i sezonit. Pjesa blu e Londrës tashmë mund të festojë. Triumfi është i tyre. Krejtësisht i merituar.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *