Home / Lajme / Maqedoni / Danaj: Si tejkalohet kriza në Maqedoni

Danaj: Si tejkalohet kriza në Maqedoni

18 maj-

Ai i ka vlerësuar si shumë të cekëta edhe qëndrimet e liderëve politik shqiptar, ndërsa qëndrimet e politikanëve nga Kosova si Haradinaj dhe Bajram Rexhepi që nxituan të përkrahin masakrën e Gruevskit kundër shqiptarëve duken qëndrime kundërshqiptare. Sipas tij, është i pakuptimtë edhe qëndrimi i politikës shqiptare në Tiranë, që siç thotë ai heshtë përballë masakrës.

Drejtor i Institutit të Prognozave Rajonale, Koço Danaj ka theksuar për agjencinë e lajmeve INA se shqiptarët në Maqedoni duhet të shmangin provokimet dhe se duhet të bëjnë disa gjëra të domosdoshme dhe imperative.

“E para populli shqiptar duhet të mos bjerë në provokime, të mos akuzojnë njëri tjetrin, të mos përçahen. Përballe tyre nuk është thjesht Guevski, është shovinizmi maqedonas. Përballë shovinizmit, duhet vetëm unitet. Duhet që mbështetësit partiakë të heshtin dhe të dalin në plan të parë shqiptarët. Qenia shqiptare sot është me urgjente se sa nevoja e të qeni këtë apo atë parti. Shovinizmi të përçan, të vret, të fut në grindje dhe vetë fërkon duart. Pra shovinizmi maqedonas kërkon që krizën e tij politike, etnike, sociale, ta eksportojë tek populli shqiptar”, ka theksuar analisti i mirënjohur në mbarë hapësirën shqiptare, Koço Danaj.

Sipas tij, me këtë maqedonasit kërkojnë ti thonë bashkësisë ndërkombëtare që na mbani neve se këta, shqiptarët duan destabilizim, duan luftë. Ai rekomandon protesta masive paqësore apartiake.

“Sheshet shqiptare që nga Struga deri në Kumanovë duhet të mbushen me protesta paqësore shqiptarësh, por jo nën flamurin e partisë, por të kombit. Dhe të jeni të sigurt se kur mbushen sheshet me protestues paqësorë, shovinizmi struket dhe bashkësia ndërkombëtare gjykon ndryshe. Shqiptaret nuk mund të bëhen kurban që të ekzistojë një shtet pa emër se kështu dashka dikush apo disa diplomatë”, ka theksuar Danaj.

Ai ka shtuar se shovinizmi maqedonas kërkon të satanizojë shqiptarët, kërkon që krizën e tij ta trajtojë si krizë ndërshqiptare. Sa i përket pozitës së partive politike opozitare, një sugjerim për drejtuesit e PDSH-së.

“Lufta për pushtet nuk duhet të zëvendësojë luftën për kombin. Ata kanë të drejtë kur thonë se duhet një hetim ndërkombëtar për ekzekutimin e katër shqiptarëve. Por ata duhet të ngrihen mbi mëritë dhe inatet mes njëri tjetrit. Nuk është në pyetje fati i pushtetit, është në pyetje dinjiteti i kombit shqiptar. Ndërsa BDI veprimin e parë që duhet të bëjë është të largohet nga Qeveria e Gruevskit. Fazli Veliu nuk mund të ketë dy rrugë, edhe të shkojë në varrimin e Harun Aliut edhe të shkojë në Parlament me vrasësit e Harunit, Safet Neziri duhet të bëjë të njejtën gjë. Abedin Zymberi po kështu. Rafiz Haliti po kështu. E ndërsa Ali Ahmeti duhet të vendosë me kë është, nuk mund të rrijë dot akoma në dy karrige. Nuk mund të bëjë dot akoma internacionalistin. Të njetën gjë do thoshja për Tahir Hanin, Teuta Arifin. Shikoni, shovinizmi maqedonas kërkon të satanizojë shqiptarët, kërkon që krizen e tij ta trajtojë si krizë ndërshqiptare. Nuk e kupton Aliu këtë, nuk e kupton Menduhi, nuk e kupton Imeri. Atëherë ka vetëm një rrugë. Të krijohet opozita etnike shqiptare, të braktiset Qeveria, të braktiset Parlamenti nga gjithë deputetët shqiptare, të krijohet Klubi i deputetëve shqiptarë të të gjitha partive politike. Ka vetëm një zgjidhje, federalizimi i FYROM. Nuk ka rëndësi kush e tha i pari këtë, rëndësi ka që kjo është për të shpëtuar dinjitetin e popullit shqiptar”, ka theksuar Danaj.

Ai i ka vlerësuar si shumë të cekëta edhe qëndrimet e liderëve politik shqiptar, ndërsa qëndrimet e politikanëve nga Kosova si Haradinaj dhe Bajram Rexhepi që nxituan të përkrahin masakrën e Gruevskit kundër shqiptarëve duken qëndrime kundërshqiptare. Sipas tij, është i pakuptimtë edhe qëndrimi i politikës shqiptare në Tiranë, që siç thotë ai heshtë përballë masakrës.

“Të gjithë atyre që mendojnë ndryshe po ju sjell dy shembuj. I pari kur ndodhi masakra e Brodecit, në varrimin e atyre djemve morën pjesë mijëra shqiptarë. Çfarë ishin ata mijëra, përkrahës të kriminelëve. Në varrimin e Harunit morrën pjesë mijëra shqipëtarë, çfarë janë këta mijëra shqiptarë, përkrahës të kriminelëve. Këtë duhet të analizojë bashkësia ndërkombëtare para se të jap deklarata mbështetëse për shovinizmin maqedonas. A mund të jetë një popull i tërë kriminel apo përkrahës i kriminelëve apo trafikantëve. Diplomatëve ndërkombëtarë që janë në FYROM do t`ju sugjeroja të njihen me përvojën e ambasadorit amerikan të ndjerit Robert Frouik gjatë kohës që ishte në Shkup në vitin 2001”, ka theksuar drejtori i IPR-së në Tiranë, Koço Danaj.(

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *