Home / Lajme / Rajon / Del në treg albumi i ri i Shaqir Cërvadikut

Del në treg albumi i ri i Shaqir Cërvadikut

5 maj-
Tv Koha:Albumin e ri e paralajmëruat më herët por u vonua.Pse?
Shaqir Cërvadiku:Po albumin e kam paralajmeruar para Vitit të ri por me producentin vlerësuam që koha me e mirë do te jetë para sezonës së verës dhe duhej më shumë kohë më shumë për orkestrimet.Ndërsa albumet kërkojnë mund bukur shumë por edhe shpenzime. Kurse këto vitet e fundit është vështirë të mbulohen shpenzimet e albumit, pasi kënget po shkarkohen nga interneti dhe me këtë po demtohemi edhe ne si këngëtarë edhe producentët, kurse kualiteti i këngeve nga shkarkimet në internet është i dobët.

Intervistoi Urim Hasipi
Tv Koha:Na tregoni pak më gjërësisht, sa këngë do të përmbajë albumi, si titullohet, kush I ka bërë tekstet, me cilin këngëtarë/e keni bashkëpunuar?
Shaqir Cërvadiku:Së pari përshëndetje gjithë adhuruesve të mi dhe publikut të gjërë, sepse janë ata që na kanë mbajtur gjallë dhe në kanë dhëne vullnet të pakufi për t`iu përkushtuar këngës.Albumi i ri përmban 12 këngë. Shumicën e teksteve i kam shkruar unë por kam bashkëpunuar edhe me autorë tjerë. Kam dy tekste të Fatmir Mujës një tekst të Adem Gashit dhe një tekst të Riza Greiqevcit. Muzikën për 8 këngë e kam punuar unë, pastaj Fatmir Muja ka punuar muzikën për dy këngë, Burim Krasniqi një këngë dhe një këngë është e vjetër popullore e përpunuar. Në album kam edhe një duet me Afërdita Demakun dhe besoj se do të pëlqehet shumë. Editor gjeneral i albumit është produksioni “Eurolindi” me pronarët Daut dhe Bujar Avdimetaj ndërsa për Maqedoni produksioni “Jehona” me pronar Arif Ibishi.
Tv Koha:Pse e titulluat albumin “Alfabeti I Dashurisë”?
Shaqir Cërvadiku:Titulli i albumit është marrë nga titulli i një kënge baladë e albumit. Mendoj se ka kuptim dhe i përgjigjet vet albumit.Pasi shumica e këngëve i kushtohet dashurisë. Por ka edhe tema tjera të larmishme.

Tv Koha:Çfarë tema trajtoni në këtë album më të ri?
Shaqir Cërvadiku:Albumi përmban tema të ndryshme. Kënga e duetit me Aferdita Demakun trajton nji takim te dy rinjëve shqiptarë te Kulla e Parisit. Përpos temave të dashurisë dhe disa baladave risi në album është një këngë për vajzat që titullohet “Vajza është pranverë e jetës” kur dihet se tek ne ka qenë një zakon jo i mirë që kur ka lindë vajzë, prindërit rrallë janë gezuar ndërsa dihet se vajzat jane shumë të dashura për prind dhe për familje në tërësi dhe kjo këngë pikërisht e trajton këtë temë dhe ka dalë një këngë shumë e mirë. Pastaj kam një këngë ”Ma i randë malli se Stambolli” që i kushtohet shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi temë kjo e pa shfytëzuar në këngët tona edhe pse atje ka me miliona shqiptarë që kanë emigrue kush më herët e kush më vonë nga dhuna sërbe. Këngën e vjeter “Qou Rexho” e kam sjellë me një orkestrim të shkëlqyeshëm dhe një realizim perfekt. Poashtu albumi përmban edhe dy këngë për dëshmorët Agim Qelajn dhe Xheladin Gashin –Plakun. Orkestrimet dhe inçizimet janë bërë në studion “ETHNOMUSIC” të Burim Krasniqit në Prishtinë.Jam shumë i kënaqur me orkestrimet e këngëve.
Tv Koha:Pak më parë edituat albumin kushtuar dëshmorëve. Si u prit ky album nga adhuruesit?
Shaqir Cërvadiku:Albumi për dëshmorë ka qenë permbledhje e disa këngëve të dëshmorëve të kenduara gjatë disa viteve. Ka qenë një kontribut i imi i vogël për ata që kanë dhënë jetën për lirinë e ëndërruar me shekuj. Ai album ka patur dy CD me këngë për deshmorë. Të gjitha këngët i kam punuar dhe kënduar pa pranuar asnjë kompenzim asnjë cent prej askujt, bile kam paguar edhe nga xhepi im për disa këngë. Vlera e albumit besoj se do të jetë për shumë kohë.

Tv Koha: Një kohë të gjatë jetoni dhe veproni në Belgjikë. Sa është e vështirë të veproni si këngëtar në mërgim.
Shaqir Cërvadiku:Po vërtetë është shumë më veshtirë që të merrem me punën krijuese sidomos të albumeve kur je larg vendilndjes, pasi të gjitha punët duhet me i krye në Prishtinë si orkstrimet inçizimet dhe bashkëpunimet me autorët e teksteve apo muzikës. Por kur njeriu ka vullnet atëherë vështirësitë tejkalohen lehtë. Me duhet të udhëtoj shpesh në relacionin Belgjikë –Kosovë. Ndersa jam i angazhuar edhe ne festa, dasma e mbrëmje në përendim.
Tv Koha:Albumin e ri e paralajmëruat më herët por u vonua.Pse?
Shaqir Cërvadiku:Po albumin e kam paralajmeruar para Vitit të ri por me producentin vlerësuam që koha me e mirë do te jetë para sezonës së verës dhe duhej më shumë kohë më shumë për orkestrimet.Ndërsa albumet kërkojnë mund bukur shumë por edhe shpenzime. Kurse këto vitet e fundit është vështirë të mbulohen shpenzimet e albumit, pasi kënget po shkarkohen nga interneti dhe me këtë po demtohemi edhe ne si këngëtarë edhe producentët, kurse kualiteti i këngeve nga shkarkimet në internet është i dobët.

Tv Koha:Adhuruesit tuaj kanë dëshirë të dijnë më shumë për jetën tuaj private. Kush është Shaqir Cërvadiku. Një letërnjoftim I shkurt
Shaqir Cërvadiku:Jam i martuar dhe kam tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.Vajzat janë në studime ndërsa djali është në shkollë të mesme. Përndyshe jam shumë njeri familjar. Përpos kur kam mbrëmje apo festa e kur duhet të këndoj nuk kam deshirë të dalë mbrëmjeve apo natën, pra nuk më pëlqen jeta e natës. Besoj shumë në Zot dhe atij i falënderohem për të gjitha qe kam arritë në këtë jetë.

Tv Koha:Afrohet stina e verës. Stina më e dashur për shumë këngëtarë të themi kushtimisht:Afrohen dasmat.Ku do jeni verës.
Shaqir Cërvadiku:Po vera ështe bërë stina e dasmave pasi shumica e mërgimtarëve dasmat i bëjnë gjatë verës ku bashkohen njerëzit, miqët, shokët dhe çmallen e festojnë, pra mund të thuhet se stina e verës ka marrë emrin stina e dasmave. Jam i angazhuar edhe në Kosovë edhe në Maqedoni

Tv Koha: A keni realizuar ndonjë videoklip të ri.Çfarë befasie mund të presim në të ardhmen e afërt nga ju?
Shaqir Cërvadiku:Mendoj se paku dy këngëve të albumit t’ua bëj klipet. Besoj do ti realizoj gjate verës por ende s’kam vendosur për cilat këngë.

TvKoha: Ju falemnderit që ndatë kohë për këtë intervistë.
Shaqir Cërvadiku:Ju falënderoj edhe juve dhe i përshendes të gjithë lexuesit kudo që janë duke u dëshiruar shëndet e gjithë të mirat në jetë dhe shpresoj qe albumi i ri të ju pelqej.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *