Home / Sport / Delneri, deklarata e parë si bardhezi

Delneri, deklarata e parë si bardhezi

Sot është bërë zyrtarizimi i trajnerit të ri të Juventusit, Luixhi Delneri, dhe e drejtuesve të tjerë të klubit bardhezi.

Ish-trajneri i Sampdorias u shpreh i emocionuar për aventurën e re në Torino, duke premtuar se ky është fillimi i një rruge të re për Juventusin. “Do të jap maksimumin për t’i dhënë ekipit fizionominë e duhur. Dua një formacion kompakt për të arritur rezultate. Kemi një detyrë të vështirë përpara, por dëshira është e madhe. Dua të bind drejtuesit se kanë bërë zgjedhjen e duhur dhe njëkohësisht të kënaq tifozët”, u shpreh Delneri në konferencën e parë si bardhezi.

Presidenti i ri i “Zonjës”, Andrea Anjeli, pasi vlerësoi teknikun, theksoi se klubi i ka të gjitha mundësitë për të arritur rezultate të larta. “Delneri është një trajner i madh, i cili mund të çojë skuadrën përpara. Ne po punojmë për të riorganizuar ekipin, e dimë që kemi shumë për të bërë”, nënvizoi ai. Në të njëjtën kohë u prezantua edhe drejtori Bepe Marota, i cili tha se objektivi i ekipit në sezonin e ardhshëm është vendi i katërt.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *