Home / Lajme / Maqedoni / Deponia Rusino do të jepet në koncesion

Deponia Rusino do të jepet në koncesion

31 maj-
Nga dhjetori I vitit 2009 deri në maj 2010, përpunohet dokumentacioni i tenderit për zgjidhjen e kandidatëve më të mirë-kompanive private që do të marrin pjesë në procedurën e dialogut konkurues në zgjidhjen finale të koncesionerëve më të volitsëm dhe dhënien e koncesionit. Ofertuesi më i suksesshëm do të sigurojë selektimin, reciklimin, përpunimin dhe deponimin në mënyrë që çmimet oër shërbimin e trajtimit me mbeturinat të jenë të volitshme për banorët”, deklaroi ministri Jakupi

Urim Hasipi
Tetovë, 31 maj-Problemet me hedhurinat që krijohen në teritorin e komunës së Tetovës dhe komunave tjera të Pollogut, tërësisht do të zgjidhen vetëm atëherë kur në Rusino do të ndërtohet deponi që t`i zbatojë standardet e Unionit Evropian dhe për këtë arsye ky projekt është shumë i rëndësishëm për qytetarët dhe mjedisin jetësor në rajonin e Pollogut.

Kështu ka deklaruar të hënën ministri i Ambientit Jetësor dhe planfikimit Hapësinor Nexhati Jakupi, gjatë një pres konference me gazetarë, me rastin e shpalljes së tenderit për dhënien në koncesion të deponisë Rusino.

“Nga dhjetori I vitit 2009 deri në maj 2010, përpunohet dokumentacioni i tenderit për zgjidhjen e kandidatëve më të mirë-kompanive private që do të marrin pjesë në procedurën e dialogut konkurues në zgjidhjen finale të koncesionerëve më të volitsëm dhe dhënien e koncesionit.

Ofertuesi më i suksesshëm do të sigurojë selektimin, reciklimin, përpunimin dhe deponimin në mënyrë që çmimet oër shërbimin e trajtimit me mbeturinat të jenë të volitshme për banorët”, deklaroi ministri Jakupi.

Gjatë pres konferencës me gazetarë në këshillin e rajonit planor të Pollogut në fshatin Xhepçisht, kanë marrë pjesë edhe kryetarët e komunave të Tetovës, Sadi Bexheti, ai i Gostivarit Rufi Osmani, kryetari i këtij këshilli dhe kryetar i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi, ai i Tearcës Isen Asani, i Bogovinës Hazbi Idrizi, dhe i Vrapçishtit Bajram Kadriu.

Në fjalën e tyre krerët e komunës së Tetovës dhe Gostivarit, janë shprehur se dhënia në koncesion e deponisë Rusino ka për qëllim që të krijojë kushte për zgjidhjen afatgjate të problemit me menaxhimin me mbeturinat komunale në këtë rajon.

Kryteri i komunës së Gostivarit Rufi Osmani, ka përshëndetur këtë iniciativë duke kërkuar qasje korekte dhe investim edhe në rrugën që këtë deponi me banorët e malësisë së Gostivarit, për të cilën kërkesë ka marrë përkrahje edhe nga ministri Jakupi.

Poashtu ministri së bashku me kryetarët e komunave është pajtuar se një nga kushtet e dhënies në koncesion të deponisë do të jetë që ofertuesi të ketë parasysh mos lëshimin e punëtorëve aktual në ndërmarrjet publike komunale dhe të njejtit të mbeten në punë.

Tenderi është publikuar në faqen e Ministrisë së ekologjisë më 20 maj ndërsa dokumentacioni është qasës për marrje nga kompanitë e interssuara private pa kompenzim ndërsa tenderi së shpejti do të shapllet edhe në eub faqen zyrtare të unionit Evropian.

Gjatë pres konferencës së sotme u tha se nëse në fazën e paeë, paraselektimi i kandidatëve më të përshtatshëm do të jetë i suksesshëm presim që deri në fund të këtij viti, të zgjidhet koncesioneri i ardhshëm i cili do të projektojë, finansojë, ndërtojë edhe menaxhojë me deponinë sanitare rajonale që do të locohet në deponinë ekzituese Rusino.

“Me zgjedhjen e koncesionit të ardhshëm do të mundësohet që deponia Rusino, të rritet në një objekt modern i cili nuk do të ndot mjedisin jetësor ndërsa mbeturina e deponuara do të stabilizohet dhe lokacioni do të rekultivohet”, tha Ministri Jakupi, i cili shtoi se gjatë kyçjes së sektorit privat do të kihen parasysh mos largimi i punëtorëve dhe mos rritja e çmimit të mbeturinave.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *