Home / Lajme / Maqedoni / Dhimbje dhe lotë në Hasanbeg

Dhimbje dhe lotë në Hasanbeg

13 maj-
Mijëra veta morën pjesë sot pasdite në varrimin e Harun Aliut, veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare dhe njërit nga themeluesve të UÇK-së në Maqedoni. Në ceremoninë e varrimit në varrezat e Hasanbegut të Shkupit, familjarë, mijëra miq e shokë nga Maqedonia, Kosova e trojet e tjera i dhanë lamtumirën e fundit Aliut. Amaneti i ish-komandantit të UÇK-së ishte që të varroset në varrezat e vendlindjes së tij pranë familjes.

Atmosfera e zymtë kishte mbuluar sot familjet Aliu dhe Zenuni, por me krenari dhe të fortë mbaheshin anëtarët më të ngushtë, duke rikujtuar dy djemtë e tyre, Harun Aliu dhe Shaban Zenuni, që ishin dy të vrarët në Radushë. Familjarët, shokët e luftës, por edhe miqtë e ardhur nga çdo cep i trojeve shqiptare rrëqethen kur dëgjojnë lajmet se djemtë e tyre ishin kontrabandist, ashtu siç i quante policia. “Ata janë bijtë e kombit. U detyruan të ikin, sepse i ndiqte padrejtësia dhe ndjekja e egër e gjuetisë së shtrigave”, thekson Avdili, një ish-bashkëluftëtarë i Harunit në luftën e 2001, i cili mezi mban durimin. Dhembja ka mbuluar familjet dhe ajo që është më kulminante, kur dëgjon lajmin se Haruni kishte lënë fëmijën e tij vetëm një vjeç, Fisnikun, i cili më nuk do ta dijë asnjëherë se kush ishte babai i tij, i cili e kishte lënë si foshnje, për t`i ikur prangave policore, për një rast të montuar.

Atulla Aliu, xhaxhai i Harunit, i cili po priste njerëzit i pikëlluar thotë se s`mund të gjejë fjalë për të përshkruar dhimbjen për vdekjen e çunit të tyre të kombit dhe atdheut, ashtu siç e njihnin shumë veta. “Ai ka qenë shembull dhe djalë i vetëm si për familjen, lagjen dhe për mbarë shqiptarët kudo që janë. Lajmin e pranuam me shumë dhimbje dhe na shqetësoi shumë”, ka theksuar xhaxhai Atullai, duke thënë se amaneti i Harunit ishte që të varrosej pranë familjes në Hasanbeg. Familjarët theksojnë se Haruni, i njohur si Kushtrimi ishte shok i mirë për gjithë patriotët shqiptarë. Familja është e shokuar dhe nuk din të thotë fjalë tjera për hetime apo se çfarë do të ndodhë me rastin. “Haruni kurrë nuk ka qenë ashtu siç e përshkruajnë turpshëm organet shtetërore në Maqedoni. Kjo është tragjike dhe një akt i tmerrshëm. Ai ka qenë djalë shembull që ka pasur ideal dhe djali i shquar i kombit”, theksojnë shokët e tij të luftës së vitit 2001. Harun Aliu i njohur si Kushtrimi kishte mbushur 39 vjet dhe se misioni i tij ishte vetëm fisnik dhe kombëtar, duke qenë i pamposhtur para pardrejtësive, pohojnë bashkëveprimtarët e

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *